Marrëveshje për donacion të 305 aparateve për pastrimin e ajrit me vlerë një milion denarë do të nënshkruhet sot në Sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kompaninë EKOTIP Maqedoni.
Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, konferencë për shtyp në media qendrën e Qeverisë do të mbajë zëdhënësja Marija Miteva.
Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në rajon në filtrimin e ajrit, e cila në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të rëndësishëm me sisteme avancuese të këtij prodhuesi të renomuar gjerman për pastrimin e ajrit.
Planifirkohet që këto aparate të vendosen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione tjera kritike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe, qëndron në kumtesë.