Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS: ELIMINOHEN MILANI DHE ATALANTA!

Pas ndeshjeve kthyese të play off-it që u zhvilluan mbrëmë Fejnordi, Club Brugge, Bayerni dhe Benfika kanë siguruar kualifikim në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Milani në “San Siro” barazoi me Fejnordin 1-1 ndërsa vendimtare për kualifikimin e  holandezëve ishte rezultati nga ndeshja e parë. Nga faza  tjetër e garave  është eliminuar edhe skuadra tjetër italiane Atalanta pas dy humbjeve nga  belgët e Club Brugge 2-1 dhe  3-1

Një kualifikim dramatik ishte ai i Bayern-it, që u kualifikua vetëm falë një goli të minutës së fundit kundër Seltik në “Allianz Arena” dhe me rezultatin e  përgjithshëm 3-2 vazhdon garat në fazën tjetër.

Spektakël u dhurua në Lisbonë, aty ku Benfica barazoi 3-3 me Monacon dhe arriti të kualifikohej vetëm falë fitores së arritur një javë më parë në principatë, me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ndërkohë, që sot do të mësohen edhe katër skuadrat e fundit që do ta kompletojnë këtë fazë nga katër ballafaqime jashtëzakonisht interesante.

Advertisement

Dueli kryesor është ai ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Citit që zhvillohet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, sidomos pasi dihet që gjithçka është e hapur pas triumfit 3-2 të spanjollëve në ndeshjen e parë.

Tri ndeshjet tjera të ditës së sotme janë: Dortmund – Sporting, PSG – Brest dhe PSV -Juventus.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version