Site icon Tetova Expres

Usyk konfirmon fundin e karrierës: Do të zhvilloj edhe dy duele, gati të unifikoj sërish titujt

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë kategoritë (WBA, WBC, WBO), ka deklaruar se do të zhvillojë edhe dy duele të tjera para se të mbyllë karrierën e tij. Ai ka shprehur dëshirën që të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida e 22 shkurtit mes Daniel Dubua dhe Josez Parker.

Ukrainasi mundi Tajson Fjurin për të fituar të katër titujt kryesorë të peshave të rënda në boks majin e kaluar. Ai la të lirë titullin IBF (aktualisht e mban Dubua), ndërkohë që në dhjetor mbrojti tri titujt e tjerë, kur fitoi edhe revanshin ndaj Fjurit. Britaniku Dubua do të mbrojë titullin IBF kundër Parker më 22 shkurt. Fituesi i kësaj sfidë mund të boksojë Usyk më vonë këtë vit për kurorën e padiskutueshme të peshave të rënda.

“Jam gati të përballem me boksierin që do të fitojë duelin e 22 shkurtit. Josef Parker apo Daniel Dubua, për mua nuk ka problem”, tha Usyk për “Sky Sports”.

Ukrainasi, në moshën 38-vjeçare, pret të tërhiqet nga boksi në dy vitet e ardhshme dhe ka të ngjarë të luftojë vetëm një herë pas sfidës së radhës.

“Unë mendoj se do të jem ende edhe dy vjet, ndoshta një e gjysmë në boks. Unë ndihem mirë vetë. Ndjej se kam dy luftime për t’u përgatitur, jo më shumë. Vetëm dy”, tha Usyk.

Advertisement
Exit mobile version