Në Kodrën e Diellit ka më së shumti borë, 32 centimetra, ndërsa aty është matur dhe temperatura më e ulët prej -10 gradë, ndërsa në Mavrovë është matur -6, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minus ka pasur dhe në Krushevë, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, Tetovë, Prilep, Shtip, Shkup-Zajçev Rid, Manastir dhe në Veles, ndërsa zero gradë është matur në Shkup-Petrovec, Ohër, Kavadar, Demir Kapi dhe Strumicë. Temperatura më të larta ka pasur në Gjevgjeli, ku sot në mëngjes janë matur 3 gradë.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme djhe me periudha me diell. Paradite do të ketë paraqitje lokale të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 7 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me periudha të shkurta me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë.