Site icon Tetova Expres

Dhjetë ditë pas zgjedhjes, Natasha Kërstevska Caleva dha dorëheqje nga pozita e shefes së Prokurorisë së Lartë Publike

Pas vetëm shtatë ditësh pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. Më 10 shkurt, me propozim të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi.

Përzgjedhja e Kërstevska-Calevës u përcoll me komente të ndryshme. Qeveria pretendon se kjo është e paligjshme.

Ajo nuk i duroi dot kritikat dhe dha dorëheqjen. Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për shkak të pretendimit të mobingut ndaj kolegëve të tij. Hajullahi pretendon në deklaratat publike se është viktimë e presionit. Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi i deritanishëm Jove Cvetanovski.

Në fund të muajit janar, ndaj prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ka filluar procedurë disiplinore për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e ngritjes së lëndëve nga Prokuroria.

Hajrullahi u rizgjodh si prokuror i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup në dhjetor të vitit 2022. Në fund të vitit të kaluar, ai u suspendua nga detyra pas një hetimi dhe ndaj tij u ngrit një kallëzim penal. Prokuroria Publike e RMV-së më pas njoftoi se kundër prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, është hapur hetim për ngacmim gjatë kryerjes së detyrës dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Advertisement
Exit mobile version