Karnavalet ilire shënuan edicionin e 17 me radhë, duke sjellë dy ditë festë në Bozovcë dhe në qytetin e Tetovës. Pjesëmarrës të shumtë, nga brenda dhe jashtë vendit iu bashkangjitën paradës me maska, veshje dhe ritualeve simbolike për ardhjen e pranverës dhe mirësive. Organizatori i këtij aktiviteti Neshat Mehmedi thekson se pavarësisht mungesës së mbështetjes financiare nga ana e institucionevepo përpiqen që të ruajnë kontinuitetin dhe traditën e Karnavaleve Ilire. Edhe këtë vit, siç theksoi Mehmedi, në këtë aktivitet pati një numër të madh të ShKA dhe artistëve të tjerë.
NESHAT MEMEDI- ORGANIZATOR Pjesëmarrësit deklaruan se ky aktivitet duhet të jetë shembull për të gjitha trojet shqiptare dhe duhet të trashëgohet brez pas brezi, për të ringjallur kulturën e hershme ilire.
Emin duraku nga shkup, ne po prompvojmë vlerat e shoqërisë sonë mijëra vjeçare
Përparim Laçi – nga Puka ËShtë një manifestim shumë i bukur dhe duhet të jetë shembull për të gjitha trojet shqiotare dhe duhet të trashëgohet brez pas brezi, për të ringjallur kulturën e hershme ilire. Zani Mehmedi – Vebi Bexheti
Përndryshe, Ky festival po kontribuon në promovimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit kulturor. Me çdo edicion të ri, Karnavalet Ilire forcojnë pozicionin e tyre si një event I rëndësishëm kulturor dhe një atraksion për vizitorët e apasionuar pas historisë dhe traditave autoktone.TV KOHA