Lajme nga vendi
Fetai: Vetingu i BDI-së prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi!
Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, e ka quajtur tallje me qytetarët nismën e BDI-së për veting brenda partisë.
Zëvendëskryeministri Fetai, tha se edhe para 5 viteve partia e Ahmetit kishte paralajmëruar një process të ngjashëm i cili prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi, që tani ndodhen në “listën e zezë” amerikane.
“Kjo është një tallje e radhës e BDI-së. Unë dhe gjithë ne mbajmë mend se para 5 viteve, BDI-ja kishte paralajmëruar dhe kishte njëfarë vetingu, verifikim të zyrtarëve partiak para zgjedhjeve lokale. Çfarë prodhoi ky veting, ai prodhoi kandidat si Ramiz Merko, i cili më pas u fut në listën e zezë amerikane. Kush e udhëhoqi atë veting atëherë, Artan Grubi, i cili poashtu e dimë se është në listën e zeze amerikane dhe tanimë i ikur nga drejtësia. Pra, kjo është një tallje e një partie që e ka humbur rrugën në oborr dhe nuk di se çfarë të shpik për të fyer intelegjencën e qytetarëve dhe për tu paraqitur sikur bën diçka. E dimë se të njejtit vazhdimisht kanë thënë se kanë paraqitur në kuvend dhe qeveri pr/ligj për vetingun dhe me marrjen e pushtetit e kemi vërtetuar se nuk ka patur shenja të nisme të tillë askund në institucionet e shtetit. Vetingu i vërtetë që po i ndodh BDI-së është “Lista e Zezë” amerikane. Vetingu tjetër janë dhjetëra, qindra lëndë që po grumbullohen në institucionet e drejtësisë së vendit në lidhje me korrupsion, krimin, keqpërdorimet e shumta të BDI-së me resurset e shtetit dhe e treta, një përgjigje në formë vetingu tashmë ka ndodhur me zgjedhjet parlamentare, me faktin që të gjitha partitë demokratike në vend distancohen nga BDI-ja dhe e cilësojë atë si ‘nëna e korrupsionit’ në vend dhe vetingu përfundimtar do të ndodh në zgjedhjet lokale, kur BDI-ja do të largohet nga pushteti përfundimisht dhe tek atëherë ata mund të nisin reforma”, tha Fetai për gazetën LAJM.
Lajme nga vendi
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
“Në gjobë do të ketë edhe foto”, Iseni: Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon
“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni .
Iseni mes tjerash theksoi se qëllimi nuk është të gjobiten qytetarët, por siç shtoi, të rritet vetëdija nga pakujdesia.
Lajme nga vendi
Filloi testimi i kamerave të ‘Qytetit të Sigurt’, policia me apel
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit, transmeton Portalb.mk.
Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit”, informoi MPB.
Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.
Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.
Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.
Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

