Site icon Tetova Expres

Karnavalet Ilire – Një Traditë e Lashtë, Një Festë që Jeton!

Karnavalet Ilire këtë vit janë dy ditore:
Ditën e parë mbahen në katundin Bozovcë, më 15 shkurt 2025, dita e shtunë dhe manifestimi fillon në ora 12:00.
Dita e dytë mbahet në qytetin e Tetovës, më 16 shkurt 2025. Defileu madhështor do të nisë nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejnë”, në ora 11:00, duke shpalosur të kaluarën dhe energjinë e një feste që bashkon breza dhe kultura! Një traditë që na lidh me të kaluarën tone Iliro-Pellazge!
Për të 17-in vit radhazi organizohen në Malësinë e Sharrit, për të katërtin vit qyteti i Tetovës bëhet epiqendra e një feste magjike ku kultura, historia dhe arti bashkohen për të krijuar një atmosferë unike! Karnavalet Ilire rikthehen më të fuqishme se kurrë, duke sjellë një spektakël madhështor me defile, muzikë dhe emocione të paharrueshme!
Shoqëritë kulturore pjesëmarrëse:
“Emin Duraku” – Shkup
“Jahi Hasani” – Çegran
“Xheladin Zeqiri” – Tetovë
Argëtim dhe muzikë nga artistët më të njohur:
Vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu
Merxhan Merxhani
Halim Rakipi
Fëllënza Aliu
Mili Rakipi
Mysafirët nga Republika e Shqipërisë, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Turqia do ta bëjnë këtë festë edhe më të veçantë!
Mos e humbisni këtë spektakël historik!
Festoni me ne në një manifestim kulturor të përmasave mbarëkombëtare, ku trashëgimia, arti dhe emocionet bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme!
Data: 16 shkurt 2025
Vendi: Shkolla e mesme e Mjekësisë nga ora 11:00 dhe Sheshi Iliria nga ora 12:00 -Tetovë
Këshilli Organizativ
Exit mobile version