Site icon Tetova Expres

KF BESA: MAKSIMALISHT E PËRGATITUR PËR SEZONIN PRANVEROR

Me ndeshjet e xhiros së 19-të të dielën me fillim në ora 14:00, nis pjesa e pranverore e kampionatit 2024/2025, në ligën e parë të futbollit vendor. Të dielën krahas ekipeve që luftojnë për titullin kampion, një ndeshje shumë domethënëse do të zhvillohet edhe në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër aty ku do të përballen dy skuadrat që luftojnë për mbijetesë Voska Sport  dhe Besa e Dobërdollit.  Televizioni Koha  ishte e pranishme në një seancë stërvitore të ekipit nga Dobërdollit vetëm tre ditë para  se të nisë pjesa pranverore e kampionatit ku mori  opinionin e trajnerit Gorazd Mihajllov i cili vlerësoi pozitivisht punën pesë javore   të fazave  përgatitore

 “ Tashmë po afrohet edhe fillimi i pjesës pranverore për të cilat besoj se do të jenë mjaftë interesante nga shkaku se shumë ekipe janë përforcuar. Të njëjtën mund ta themi edhe për ne pasi jemi freskuar në pozicione ku mendonim se kemi nevojë. Mendoj se jemi të kënaqur edhe me lojtarët më të cilët disponojmë. Gjithashtu edhe rezultatet që i shënuam në këtë periudhë përgatitore na japin shpresë se duhet pozitivisht të shikojmë për pjesën tjetër të kampionatit, Jemi të vetëdijshëm se do të jetë rëndë, jemi të vetëdijshëm për situatën. Megjithatë thash edhe më parë se nuk është hera e parë  që gjendem në këtë situatë dhe besoj  në këtë prektë të ekipit Besa , besoj në këto lojtar dhe në stafin teknik që janë rreth meje  dhe besoj se maksimalisht jemi të përgatitur dhe se mision që kemi  pas nesh mbetjen në elitën e futbollit do ta realizojmë”, deklaroi trajneri Gorazd Mihajllov.

 Trajner  Mihajllov për ndeshjen kundër Voska S;port në Ohër tha  se shkojnë për  fitore të sigurt edhe pse nuk do të jetë lehtë

 “Po mirë është normale që të presim fitore, normalisht për atë punojmë unë që kur erdha  u thash djelmoshave se nuk duhet ti shikojmë ndeshjet miqësore por duhet të fokusohemi për xhiron e parë dhe faktikisht ne u përgatitëm për ndeshjen e raundit të parë kundër Voskës. Normalisht më një fillim të mbarë edhe vetëdija  te futbollistët do ngritët  dhe normalisht të nxjerrim rezultat pozitiv  në Ohri. Nuk kemi çka të fshehim shkojmë për tri pikë“ tha  trajneri Mihajllov

 Me punën që është bë gjatë fazave përgatitore optimist për një fillim të mbarë në sezonin pranverore  para mikrofonit të televizionit Koha u shprehë edhe kapiteni  Armend Alimi

Advertisement

 “Kemi bërë një përgatitje shumë të mirë, kemi qenë edhe në Ohër në një mini përgatitje 7  ditë. Kemi zhvilluara  4 ndeshje  mos  gabofsha, kemi korrur  të gjithat   fitore. Mendoj se  fizikisht  jemi  shumë mirë, po ashtu edhe psiqikisht e dimë se  na pret një punë e rëndë. E dimë situatën e ku jemi , edhe  situata  nuk na  jep komoditetin që të jemi të lirë për ndeshjet. Çdo ndeshje për ne  do të jetë finale, ndërsa  finalja e parë do të jetë kundër Voskës. Situata në Voskë e dimë se si është por  ajo  nuk na çorienton por përkundrazi   maksimalisht jemi  motivuar dhe  koncentruar  për tu kthyer me tre pikë” deklaroi Armend Alimi kapiten i ekipit Besa 

Kujtomë se Besa në sezonin vjeshtor nga 18 ndeshje të zhvilluara  ka regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje duke u renditur në pozitën e 10-të, ndërsa Voska Sport me  2 fitore, 6 barazime dhe 10 disfata me 12 pikë mbanë pozitën e fundit. Ndeshja e  së dielës Voska Sport – Besa e Dobërdollit luhet të dielën me fillim në ora 14:00.

 Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version