Site icon Tetova Expres

Vajza plagos me thikë babain në gjumë!

Të hënën rreth orës 19:10, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime nga një send i mprehtë, tek ta është sjellë një 59-vjeçar nga Gostivari.

Sipas njoftimit, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij familjare, vajza e tij 21-vjeçare, e cila ka patur probleme shëndetësore, e ka lënduar me një send të mprehtë. Ekipi nga policia e Gostivarit ka inspektuar vendin dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version