Site icon Tetova Expres

Më 15 shkurt fillojnë Karnavalet ilire në Bozovcë

Për të 17 vit me radhë në fshatin Bozovcë të Malësisë së Sharrit, organizohen Karnavalet Ilire, një festival kulturor që synon të kujtojë traditat e lashta ilire përmes maskave, kostumeve dhe riteve simbolike. Festivali këtë vit do të organizohet dy ditë dhe atë më 15 shkurt në Bozovcë dhe më datë 16 shkurtë në qytetin e Tetovës. Organizatori i këtij festivali Neshat Mehmedi thekson se edhe këtë vit do të marrin pjesë shumë shoqëri kulturore artistike, këngëtarë, vizitorë të shumtë nga brenda dhe jashtë vendit.
Neshat Mehmedi – Organizator Pavarësisht vështirësive financiare, Mehmedi shprehet se vazhdon të mbajë gjallë këtë festival , që ka synim promovimin e veshjeve dhe ushqimeve tradicionale.
Ky festival jo vetëm që e pasuron kulturën dhe historinë ilire, por gjithashtu kontribuon në promovimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit kulturor. Me çdo edicion të ri, Karnavalet Ilire po forcojnë pozicionin e tyre si një event I rëndësishëm kulturor dhe një atraksion për vizitorët e apasionuar pas historisë dhe traditave autoktone. Përndryshe, organizatorwt e Festivali Karnavalet Ilire fton të gjithë vizitorët dhe të apasionuarit pas traditave dhe kulturës ilire që të bashkangjiten në këto dy ditë feste. TV KOHA

Exit mobile version