Site icon Tetova Expres

HAFSA LATIF CEKA Hafize e Kuranit

Sot në Xhaminë Gam-Gam në Tetovë është bërë duaja e hifzit të hafizes më të  re të qytetit tonë, Hafsa Ceka.Hafizja në fjalë u lind në vitin 2011 në Tetovë. Hifzin e filloi në dhjetor të vitit 2022 ndërsa e përfundoi në dhjetor të vitit 2024 te mualimja Semijal Deari.Provimin e hivzit e kaloi me sukses mes datave 06.01.2025-17.01.2025 para komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Tetovës
i përbërë nga hafëz Ibrahim efendi Alija, hafizes Behare Abdiji dhe hafizes Idriz efendi Osmani.Këtë soleminitet e nderuan kryetari I Bashkësisë Fetare Ismale Shaqir efendi Fetai me bashkëpunëtorët e tij, myftiu i Myftinisë së Tetovës Selver effendi Xhemaili, drejtorë të rijasetit, hoxhallarë të rrethit të Tetovës si dhe mysafir nga vendi ynë.Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili në fjalën e tij uroi hafizen dhe familjen e saj, si dhe mualimen për këtë sukses të madh si dhe ju dëshiroj mirëseardhje mysafirëve. Ndërsa në fjalën e rastit kreu I BFI-së Shaqir Fetai foli
mbi ruajtjen e Kuranit duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e hafizave në shërbim të kësaj detyre. Ai uroi hafizen, si dhe mualimen dhe familjen për sakrificat dhe mundin e dhënë në aritjen e një rezultati të këtillë.

Duanë e hifzit e bëri referenti i arsimit, Idriz efenfi Idrizi, ndërsa programin e udhëhoqi sekretari i myftinisë së Tetovës Semir Fazliji.Në fund të programit u bë edhe shpërndarja e çertifikatës nga Kryetari i BFI.Mualimes dhe hafizes së re nga ana e Rijasetit iu dhurua nga një hedije, ndërsa nga Myftinia e Tetovës dhuroi një tablet ndërsa mualimes një plaketë mirënjohje.TV KOHA

Exit mobile version