Pesë fitore të skuadrave vendase dhe po aq të atyre mysafire është epilogu i dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Derbi mes ekipeve Klivlend dhe Minesota ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 128-107 . Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Eduards i ekipi Minnesota me 44 pikë.
Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, në transfertë ndaj Milloki me rezultatin 125-111. Pa probleme fiton edhe Denver, që mundi thellë ekipin Portland me rezultatin 146-117.
Fitore të sigurtë kla shënuar skuadra e e Lejkers kundër Utah Xhaz me rezultatin 132-113. Në këtë ndeshje për skuadrën vendase ka debutuar basketbollisti slloven Luka Donçiq i cili ka realizuar vetëm 14 pikë .
Oklahoma ka regjistruar fitore të sigurtë në përballjen me Nju Orlenas me rezultatin 137-101.
Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 43 fitore e 9 disfata, nd;rsa Lindjen e kryeson Klivlend me 43fitore e 10-të humbje
Rezultatet e sotme
Cleveland – Minnesota, 128-107
Orlando – Atlanta, 106-112
Washington – San Antonio, 121-131
Brooklyn – Charlotte, 97-89
Miami – Boston, 85-103
Milwaukee – Golden State, 111-125
Oklahoma – Nju Orleans, 137-101
Dallas – Sacramento, 128-129
Denver – Portland, 146-117
Lakers – Utah Jazz, 132-113
Shaban Sinani – TV Koha