Sport
LIGA E KAMPIONËVE: SONTE NIS FAZA E PLAJ OFF-IT
Liga e kampionëve rikthehet sot me 4 ndeshje të fazës së plaj off-it. Të gjitha skuadrat që u pozicionuan nga pozita e nëntë deri në atë të 24-të, do të ndeshen me njëra-tjetrën me dy ndeshje në sistem vajtje-ardhje.
Ato skuadra që arrijnë kualifikimin do të kenë pastaj mundësinë të ndeshen në fazën tjetër me skuadrat që përfunduan në tetë pozitat e para në tabelë. Vëmendja kryesore e dueleve të sotme padyshim është ndeshja mes Mançester Siti dhe Real Madridi.
Kjo sfidë që tashmë është shndërruar në ‘rutinë’ gjatë viteve të fundit, dhe premton spektakël të garantuar për 180 minuta. Tek madrilienët do të ketë mungesa të theksuara pasi Karlo Ançeloti nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e disa futbollistëve si Eder Militao, Dani Karvahall, David Alaba, Antonio Rudiger dhe Lukas Vaskez. Përveç këtij takimi në program për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme janë edhe tri ndeshje të tjera ku gjithashtu pritet përballje mjaft interesante si në takimin Brest – Paris Sent Zhermen, Juventusi – PSV dhe Sporting Lisboni – Borussia Dortmundi
Takohen:
BREST – PSG 18:45
JUVENTUS – PSV 21:00
MAN. SITI – REAL MADRID 21:00
SPORTING – DORTMUND 21:00
PANORAMASPORT.AL
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E PARË: BASHKIMI DHE ARSIMI MBETEN NË ZONËN E RREZIKUT!
Struga Trim Lum me rezultat t; thellë 4-0 mposhti Bashkimin në Kumanovë, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore 2-0 kundër Arsimit. Me këto dy ndeshje u kompletua java e 28-të kampionatit në Ligën e Parë futbollit vendor
Me dy ndeshjet e zhvilluara dje u kompletua java e 28-të e kampionatit në ligën e parë, ku skuadrat vendase regjistruan fitore në tre takime po aq sa fituan edhe ekipet mysafire. Efikasiteti ishte në nivel meqë u shënuan afro 4 gola mesatarisht në çdo ndeshje.
Në stadiumin e Kumanovës ekipi i Bashkimit pësoi debakël duke humbur nga Struga Trim Lum 0-4. Për skuadrën e Bashkimit ishte kjo disfata e tretë në këtë kampionat nga ekipi i Strugës me golaverazh 0-15 nga tre ndeshjet.
Me tre pikët e fituara Struga Trim Lum përforcon pozitën e tretë me 59 pikë. Ndërsa Bashkimi mbetet në pozitë e gjashtë me 37.
Por ndeshja në Kumanovë pati edhe “pjesën e tretë”!
Drejtuesit e skuadrës Struga Trim Lum thanë se pas përfundimit të ndeshjes është krijuar një tollovi ku të përfshirë kanë qenë edhe drejtuesit e skuadrës vendase për çka futbollistët mysafir për rreth gjysmë kanë qenë të ngujuar brenda dhomave të zhveshjes. Më pas ata janë detyruar të dalin me përcjelljen e policisë, ndërsa është dëmtuar edhe autobusi i ekipit. Këtë incident e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besar Isaku.
Rabotniçki shënoi fitore shpresëdhënëse kundër Arsimit 2-0. Për “romantikët” janë këto tre pikë shpresë që së paku në pesë xhirot e fundit të sigurojë balotazhin për mbijetesë, ndërsa Arsimi mbetet në pozitën e shtatë.
Pas kompletimit të javës së 28-të tabelën e kryeson Vardari me 68 pikë , para Shkëndijës që ka 67. Java e 29 vazhdon të enjten me ndeshjen Arsimi – Shkupi.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E DYTË: KATËR EKIPET E PARA FITOJNË SIPAS PLANIT
Katër fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore tw ekipeve mysafire me gjithsejt 32 gola të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve të javës së 25-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Katër skuadrat pretendente për tre vendet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës kanë shënuar fitore të pritura.
Shkëndija e Haraçinës që drejtohet nga trajneri Berat Imeri në ndeshje kundër Pobedës së Prilepit ka regjistruar fitore të thellë 5-0 dhe vazhdon të mbetet në mesin e katër skuadrave pretendente për kreun e tabelës. Fitore ka regjistruar edhe Bregallnica 1-0 në transfertë kundër Detonit Plaçkovica, Ohri mundi Prespën 6-1, ndërsa Skopje 7-0 mundi ekipin Kamenica Sasa
Rezultatet e javës së 25-të: Osogova – Teteksi 2-1, Shkëndija – Pobeda 5-0, Bellasica – Kozhufi 0-0, Slloga – Vardari 3-3, Detonit Plaçkovica – Bregallnica 0-1, Skopje – Kamenica Sasa 7-0, Ohri – Prespa. 6-1, Golemo Konjare – Novaci 1-2
Tabelën e kryeson Bregallnica me 58 pikë e ndjekur nga Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës me nga 56 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË-PERËNDIM: KAMJANI KRYESON ME 5 PIKË EPËRSI
Tre fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së 18-të në Ligën e tretë Perëndim. Kamjani mundi Vardarin në Bërvenicë dhe tani kryeson me pesë pikë epërsi
Java e 18-të e kampionatit të futbollit në Ligën e tretë grupi Perëndim prodhoi tre fitore të ekipeve vendase dhe dy fitore të ekipeve mysafire.
Sfida derbi e kësaj jave u zhvillua në Bërvenicë mes Vardarit dhe Kamjanit, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultatin 1-3.
Me tre pikët e fituara në transfertë Kamjani përforcon pozitën e liderit me 43 pikë apo pesë pikë më tepër se Vëllazërimi Kërçovës në vendin e dytë me 38 pikë.
Ndeshje interesante ishte edhe dueli Renova – Xhepçishti që përfundoi me fitoren e ekipit mysafirë me rezultatin 2-3.
Napredoku i Kërçovës mundi Dobroshtin 4-2, Reçica mundi Lubotenin 3-1 dhe Skënderbeu në Poroj mundi Dritën e Bogovinës 1-0.
Pas ndeshjeve të javës së 18-të tabelën e kryeson Kamjani me 43 pikë para Vëlllazërimit me 38 pikë.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

