Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL: DISFATA E PARË E STRUMICËS NË SEZONIN 2024/25

Java e 14-të e kampionatit dhe dyta në fazën e plej off-it në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj regjistroi edhe befasinë  më të madhe në vitet e fundit në volejbollin vendor. Pikërisht kampioni i shumëfishtë klubi i volejbollit Strumica  pësoi humbje para tifozëve vendas në përballjen me UGD Shtipi me rezultatin 2-3.  Një  ndeshje tjetër debi u zhvillua edhe në Tetovë mes ekipi Universiteti i Tetovës dhe Boreci  i Velesit e cila gjithashtu ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 2-3, ndërsa në Shkup, Rabotniçki më lehtë se sa pritej ka mundur ekipin e Shkëndijës 3-0 në sete. Me  disfata e  fundit   dy skuadrat tetovare  mbeten  një hapë prapa  katërsit të parë.Kujtojmë se këtë fundjavë në Tetovë, do të  zhvillohet derbi lokal mes Shkëndijës dhe Universitetit të Tetovës. Në grupin e ekipeve që garojnë në fazën e plej out, fitore të sigurt në transfertë ka  regjistruar Liria e Zherovjanit në transfertë  kundër Vardarit në Shkup 3-0, Janta  Volej mundi Makedonija  Xhio me rezultatin 3-2, ndërsa ndeshje mes Vesna  Probishtit  – Skopje është ndërprerë shkaku i vendimeve të dyshimta  të referëve

Pas  javës së 14-të tabelën e  kryesojnë  Strumica  dhe UGD Shtipi me  nga  13  fitore e  një humbje , para Borecit, Rabotniçkit, Shkëndijës, Universitetit të Tetovës  dhe ekipit Liria që kryeson fazën e plej out

Exit mobile version