Në finalen e futbollit amerikan që u luajt në Nju Orleans skuadra e Filadelfias me fitoren bindëse kundër kampionit aktual Kanzas Siti me rezultat 40-22 bëhet kampion i ri në futbollin amerikan
Skuadra e Filadelfias është kampioni i ri në futbollin amerikan, pasi që në finale e madhe, mundën bindshëm kampionët në fuqi, Kanzas Sitin me rezultat 40-22.
Në edicionin e 59-të të Superboullit, që u zhvillua në Nju Orleans, dilemat rreth fituesit u zgjodhën në pjesën e parë, në të cilën mbrojtja e shkëlqyer e Filadelfia-s i lejoi kundërshtarit të fitonte vetëm 23 metra të fushës. Gjërat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, ku Kanzas Siti shënoi pikët e para në fund të çerekut të tretë, por në atë moment rezultati ishte 34-7.
Qendërmbrojtësi i Filadelfias, Xhejlen Hurts u shpall lojtari më i vlefshëm i ndeshjes finale, duke fituar 221 metra të fushës, me 17 nga 22 pasime të sakta në asistet drejt kolegëve të tij të skuadrës.