Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i ftohët, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -5 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.