Connect with us

Lajme nga vendi

MMJPH: Njoftim për rregulloren e re të Bashkimit Evropian mbi dërgesat e mbeturinave

Published

on

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bën informon se Bashkimi Evropian ka miratuar një Rregullore të re (BE) 2024/1157 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 Prill 2024 për dërgesat e mbeturinave (importi, eksporti dhe tranziti i mbeturinave), e cila ka hyrë në fuqi më 20 maj 2024 dhe e cila ndryshon Rregulloren (BE) Nr. 1257/2013 dhe (BE) 2020/1056 dhe shfuqizon Rregulloren (EC) Nr. 1013/2006.

Qëllimi i Rregullores së re është të përforcojë zbatimin e legjislacionit në drejtim të parandalimit të eksporteve të paligjshme të mbeturinave nga shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e treta, si dhe për të siguruar menaxhim të shëndoshë ekologjik të dërgesave të mbeturinave brenda dhe jashtë BE-së.

Rregullorja vendos rregulla të reja për import/eksport/transit të mbeturinave edhe për vendet që nuk janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), grupit të cilit i përket Republika e Maqedonisë së Veriut.

Duke filluar nga data 21 maj 2027, Bashkimi Evropian prezanton rregulla më të rrepta për eksportin e mbeturinave jo të rrezikshme. Gjegjësisht, eksporti i mbeturinave jo të rrezikshme, ose të njohura si mbeturinat e “listës së gjelbër”, përgjithësisht do të ndalohet në vendet që nuk janë anëtare të OECD. Përjashtim nga ky rregull do të bënin vendet që, megjithëse nuk janë anëtare të OECD-së, kanë kapacitete që plotësojnë kërkesat e mbrojtjes së mjedisit për përpunimin e këtyre mbeturinave. Përkatësisht, të gjitha vendet që dëshirojnë të importojnë mbeturina jo të rrezikshme nga BE-ja, duhet të njoftojnë Komisionin Evropian për gatishmërinë e tyre dhe të konfirmojnë aftësinë e tyre për të menaxhuar mbeturinat në një mënyrë të shëndoshë ekologjike në përputhje me rregullat e legjislacionit të BE-së.

Megjithëse Rregullorja e re ka hyrë në fuqi më 20 maj 2024, shumica e dispozitave do të zbatohen nga 21 maj 2026 dhe shumica e rregullave të eksportit do të zbatohen nga 21 maj 2027.

Advertisement

Sipas rregullores, duke filluar nga 21 nëntor 2026, do të ndalohet plotësisht eksporti i mbeturinave plastike deri më 21 maj 2029, duke përfshirë mbeturinat plastike jo të rrezikshme (B3011). B3011 është një kod specifik mbeturinash sipas Konventës së Bazelit që klasifikon lloje të caktuara të mbeturinave plastike për riciklim [2].

Pas kësaj periudhe (21 maj 2029), vendet jo anëtare të OECD-së të interesuara për importimin e meturinave plastike do të ftohen të njoftojnë Komisionin Evropian dhe të demonstrojnë kapacitetin e tyre për të menaxhuar këto meturina në një mënyrë të shëndoshë ekologjike, në mënyrë që të përfshihen në listën e vendeve jo anëtare të OECD-së në të cilat meturinat plastike mund të eksportohen nga BE-ja. Kjo Kërkesë për Import të Meturinave Plastike nga BE-ja do të jetë në gjendje të mbulojë vetëm meturinat plastike jo të rrezikshme (B3011).

Në kuadër të asaj që u cek më sipër, në përputhje me Rregulloren e re, për të mundësuar importimin e mbeturinave nga BE-ja, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si organ kompetent për importin, eksportin dhe transitin e mbeturinave, ka plotësuar Kërkesën që është pjesë e Shtojcës 8, e cila është pjesë përbërëse e Rregullores së re, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror  Mjedisit, Drejtori doganore  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe përgatitet (përmes procedurës së Qeverisë) që ta dorëzojnë në Komisionin Evropian jo më vonë se 20 shkurt 2025 (siç kërkohet nga Komisioni Evropian). Në bazë të kësaj kërkese, Komisioni Evropian do të vendos nëse Republika e Maqedonisë së Veriut i plotëson kushtet për menaxhimin e mbeturinave dhe në varësi të kësaj do të vendos nëse vendi do të jetë pjesë e Listës së vendeve që do të mund të importojnë mbeturina nga BE-ja.

Llojet e mbeturinave jo të rrezikshme për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë që të lejohet importi nga BE-ja janë dhënë në tabelën 1. Tabela është përgatitur në bazë të të dhënave për importet e mbeturinave në vend për vitet e kaluara, të disponueshme për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Таbela 1. Lista e mbeturinave të mbuluara nga kërkesa

Advertisement

Përshkrimi i mbeturinave jo të rrezikshme ose përzierjeve të mbeturinave jo të rrezikshme

Kodi i identifikimit të mbeturinave *

Për mbeturinat nuk duhet të zbatohet procedura për njoftim paraprak me shkrim dhe leje, ndërsa pëlqimi për import do të lëshohet i shoqëruar me Shtojcën 7 të Rregullores për import, eksport dhe transit të mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 107/16).

Mbeturinat nga gdhendja dhe dhe bluarja e metaleve me ngjyra

12 01 01

Advertisement

Mbeturinat nga gdhendja dhe dhe bluarja e metaleve me ngjyra

12 01 02

Metalet pa ngjyra

16 01 17

 Alumini

Advertisement

17 04 02

 Plumbi

17 04 03

Zinku

17 04 04

Advertisement

Hekuri dhe çeliku

17 04 05

 Kallaj

17 04 06

Mbeturinat prej hekuri dhe çeliku

Advertisement

19 10 01

Mbeturinat e metaleve pa ngjyra

19 10 02

Mbeturinat e metaleve me ngjyra

19 12 01 

Advertisement

Metalet pa ngjyra

19 12 02

Metalet me ngjyra

19 12 03

Metalet

Advertisement

20 01 40

Paketim letre dhe kartoni

15 01 01

Yndyrë dhe vaj gatimi

20 01 25

Advertisement

 Qelqi

20 01 02

Paketimi nga metali

15 01 04

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

32-vjeçari nga Kumanova ndërron jetë në spital, autoritetet po hetojnë rastin

Published

on

Më 17.03.2025, rreth orës 11:35, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë se një pacient me gjendje të përkeqësuar shëndetësore, V.A. (32) nga Kumanova, është sjellë në spital, ku i është dhënë terapi, por ka ndërruar jetë pas një kohe të shkurtër.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i tij është dërguar për autopsi, ndërsa oficerët e policisë nga SPB Kumanovë kanë kryer inspektim dhe kanë marrë në pyetje të gjithë personelin mjekësor të pranishëm.

Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Published

on

Një e mbijetuar e tragjedisë në Koçani, Ana Karova me një status në rrjetet sociale ka treguar për dhimbjen dhe sfidat për të shpëtuar në rrëmujën e diskotekës që digjej, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ku jetojmë ne, o popull?

Ku janë njerëzit që duhet të KUJDESEN për ne? Njerëzit që janë betuar se do të ndihmojnë, do të shpëtojnë, do të sakrifikohen?! Ku ishin ata kur ne luftonim për jetën? Qëndronin në heshtje dhe na shikonin…

Thërras:

– Ndihmë, më shpëtoni! Ju lutem! Nuk kam ajër!

Advertisement

Ndërsa personi që mban titullin POLIC më kap për dore dhe më thotë:

– Nuk mundemi!

Largohet dhe nuk më shikon. Vetëm dëshpërim kishte në sytë e mi, DËSHPËRIM!

TURP JU QOFTË, NJERËZ! Të gjithë jemi fëmijë! Të gjithë luftonim për jetën! Vetëm Zoti na mbrojti në atë moment fatal. Ku do ta çoni shpirtin tuaj, o njerëz?!! KU?!! TË GJALLË DIGJESHIM!!!!!

Nuk e dinim pse, si, pse pikërisht ne duhet të vuajmë për mëkatet TUAJA? Ne nuk e meritonim këtë… mendonim se do të kujdeseshit për ne! Që të vegjël e shikonim policinë si shembull… në ujë u fundos ai ëndërr fëminore, se polici është hero…

Advertisement

JO! NE JEMI HERONJTË, DHE JU QOFSHI ME TURP QË KRENARISHT E QUANI VETEN SHPËTIMTARË! Nga kjo përjashtoj policët që ndihmuan, të cilët mund të numërohen me gishta” ka shkruar Ana Karova.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3471100246532712&id=100008983117129&ref=embed_post

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paraburgim për të gjithë 16 të dyshuarit, Bekteshi dhe Trajkovski përfunduan në Shutkë

Published

on

Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski dhe 14 të dyshuar të tjerë janë në paraburgim prej 48 orësh për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani, Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit afatshkurtër për 16 persona. Propozimet janë pranuar dhe masa u është shqiptuar të gjashtëmbëdhjetës personave. Për karakteristikat e secilit të dyshuar zyrtarisht do të flasim kur të hyjmë në hetim. Për momentin bëhet fjalë për persona që dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në tragjedi”, thonë nga Prokuroria.

Gjykata e Koçanit thotë se po vepron sipas sugjerimeve të Prokurorisë, në lidhje me zjarrin në “Puls” të Koçanit, ku 59 persona humbën jetën dhe 155 u lënduan.

Ljupço Kocevski dje ka njoftuar se në lidhje me aksidentin në klubin e natës “Pulse” në Koçan, po punohet për ndjekjen e menjëhershme të 14 të dyshuarve.Ai bëri me dije se dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 i Kodit Penal me dënim me burg prej të paktën tre vjet pa kufi të sipërm, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet. Njëkohësisht ai tha se po hetohen aktet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit si dhe prokurimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike.

“Deri në këtë pikë janë duke u proceduar gjithsej 14 persona të siguruar me veprimet tona të deritanishme. Nga inspektimi i kryer mund të them se janë siguruar të gjitha faktet dhe provat e rëndësishme relevante në vendin e ngjarjes dhe vijojnë analizat shtesë dhe raportet e ekspertëve nga zona përkatëse”, tha Kocevski, duke shtuar se gjatë kësaj jave ka mundësi për fillimin e procedurës hetimore.

Advertisement

Bekteshi, Trajkovski dhe një person tjetër janë sjellë mbrëmë para gjykatës në Koçan. Pas marrjes në pyetje ata janë dërguar në Burgun e Paraburgimit Shkup. Së bashku me ta janë marrë edhe tre persona të tjerë. Të tjerët janë në repartin e paraburgimit në burgun e Kumanovës.

Paraprakisht është marrë në pyetje edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili siç ka njoftuar Prokuroria do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.

“Është bërë marrja në pyetje e kryetarit të komunës, i cili ka dhënë sqarime dhe informacione të caktuara. Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë”, njoftuan nga Prokuroria.

Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat