Site icon Tetova Expres

Interpelancë kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, seanca mund të mbahet në fillim të muajit mars

Pasi të premten grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM dorëzuan interpelancë kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet t’i informojë për procedurën. Në afat prej 10 ditëve duhet të merr përgjigje nëse do të duan të prononcohen lidhur me interpelancën. Më pas Gashi do të duhet të caktojë seancë ku do të diskutohet për këto pika. Pritshmëritë janë se seanca mund të mbahet diku në fillim të muajit mars. Por edhe nëse interpelancat votohen, pesë anëtarët nuk do të thotë se do të shkarkohen. Largimi i tyre varet nga vullneti i tyre. Bëhet fjalë për Vesna Damevën, Pavlina Crvenkovska, Selim Ademi, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova-Ilievska. Për Arben Taravarin nga VLEN, reformat në gjyqësor janë të domosdoshme nëse duam rritje të besueshmërisë.

“Përderisa ka besueshmëri në gjykatë prej 2-3% , nënkupton automatikisht se kemi nevojë për reforma në gjykatë dhe prokurori. Këto ndryshime, pa i bërë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorisë, nuk mund të bëhen. Prandaj mendoj se është e domosdoshme, nëse duam reforma. Nëse e duam status quo-n atëherë rrimë kështu dhe nuk ndryshojmë asgjë, por nëse nuk ndryshojmë asgjë, besueshmëria nuk do të rritet. Problemi kryesor i funksionimit të gjykatave dhe Prokurorisë, unë mendoj se është në këshillat e prokurorisë dhe gjykatave”, deklaroi Arben Taravari – ASH/VLEN. /Alsat.mk

Exit mobile version