Site icon Tetova Expres

Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.

A2 CNN-i mëson se kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS-së si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS-së në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

A2 CNN-i po ashtu mëson se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliaj dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxaj./Indeksonline/

Exit mobile version