Sport
“Faleminderit për gjithçka kapiten”Ferhan Hasani Buba i jep fund karrierës si futbollist

Ferhan Hasani, një nga futbollistët më të talentuar që ka prodhuar akademia jonë dhe një nga figurat më ikonike të klubit, ka shpallur tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Buba, përmes një videoje emocionuese në rrjetet sociale, ku ndau momentet më të bukura të karrierës së tij dhe një mesazh falënderimi për të gjitha klubet ku ishte pjesë ndër vite.
Një karrierë e ndritur
Hasani filloi rrugëtimin e tij te Shkëndija, ku u bë pjesë e gjeneratës historike që në vitin 2011 fitoi titullin e parë kampion në histori të klubit. Me talentin dhe përkushtimin e tij, ai u afirmua si një nga lojtarët më të spikatur të brezit të tij, duke hapur dyert për një karrierë ndërkombëtare me ekipe si Wolfsburg (Gjermani), Brøndby (Danimarkë), Al Raed (Arabia Saudite), Helsinki (Finlandë), Partizani (Shqipëri) dhe Helsingør (Danimarkë).
Në kulmin e karrierës, 2015-2018, Hasani ishte pjesë e një Shkëndije të fuqishme që shkëlqeu në garat evropiane, duke arritur tre herë radhazi në Play-Off të UEFA Europa League dhe duke u përballur me ekipe të mëdha, mes tjerash 7 herë fituesin e Champions League, Milanin e Italisë.
Si kapiten i skuadrës në vitin 2018, ai udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion dhe Kupës së vendit, duke regjistruar një rekord historik si kampioni më dominues në Evropë me +35 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Një legjendë kuqezi dhe pjesë e historisë së futbollit shqiptar
Hasani nuk shkëlqeu vetëm te Shkëndija, por ishte edhe një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në arritjen historike të kualifikimit për Kampionatin Evropian 2021.
Nga një talent i akademisë sonë deri te një ikonë e klubit dhe e futbollit shqiptar, Ferhan Hasani ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e Shkëndijës dhe më gjerë. Përkushtimi, lidershipi dhe magjia e tij me topin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë.tv21
Sport
VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS SIGUROI POZITËN E KATËRT

Java e tetë fazës së Play Off-it në Ligën e parë të volejbollit vendor përfundimisht përcaktoi katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin kampion pra Strumica, UGD Shtipi, Boreci dhe Universiteti i Tetovës në fazën e fundit të kampionatit do të përcaktojnë kampionin e ri për sezonin 2024/2025.
Dilemat se cila skuadër do të jetë e katërta u zgjodh në derbin mes dy skuadrave tetovare Universiteti i Tetovës – Shkëndija që përfundoi me fitoren maksimale 3-0 për ekipin studentor. Pas këtij suksesi kapiteni i ekipit të Universitetit të Tetovës, Hamza Veseli u shprehë i kënaqur me lojën dhe fitoren që ia siguroi pozitën e katërt
“ Meqenëse ishte edhe derbi i qytetit ne e kemi prit këtë ndeshje pasi ishte çelësi kryesor I ekipit tone. Me këtë fitore ne siguruam vend në katër ekipet e para dhe tash mbetet të shohim si do dalin tre ndeshjet e fundit t;ë kampionatit “ deklaroi Hamza Veseli
Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës në xhiron e radhës kundër si Rabotniçkit dhe me fitore eventuale dhe varësisht nga edhe nga rezultatet e ndeshjeve tjera mund të ngjitet edhe në pozitën e tretë
“Po , edhe kjo ndeshje ka një rëndësi për ne meqenëse në ndeshjen e parë ne triumfuam ndaj Rabotniçkit në transfertë, besoj se edhe këtu do të jetë një ndeshje e mire dhe pse mos të përfundojmë edhe në vend të tretë“, tha Hamza Veseli
Në dy ndeshjet tjera të play off-it u arritën këto rezultate : Rabotniçki –UGD Shtipi 1-3 dhe Strumica – Boreci 3-1. Ndërkaq në ndeshjet e fazës së play out Liria e Zherovjanit vazhdon rrugëtimin e fitoreve kësaj radhe në transfertë mundi Janta Volejn 3-0 , ndërsa në dy takimet tjera u arritën këto rezultate: Vesna Probishtipi – Makedonija Xhio 3-1 Susheva – Skopje 3-0
Sport
KOMBËTARJA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN ME ANGLINË

Shqipëria bëhet gati për të nisur misionin e saj më të ri, Kampionati Botëror 2026. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar në dy ndeshjet e para kualifikuese të kuqezinjve, përballë Anglisë dhe Andorrës.
Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.
Ndërkohë, trajneri Silvinjo kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore. Mes tyre ishin mbrojtesi i majte 21 vjecar Klevis Kasa i Elbasanit, mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi por edhe dy futbollistë të Vllaznisë, Gledjan Pusi dhe sulmuesi Antonio Delaj.
Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë. Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.
Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.
Sport
NBA: FITORE E LAKERS, HUMBIN MIAMI, WARRIORS DHE MEMPHIS

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm tre të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA . Cleveland kryeson Perëndimin me 56 fitore e 11 disfata para Bostonit që ka 49 fitore e 19 disfata dhe Nju Jorkut në pozitën e tretë me 43 fitore e 24 disfata.
Ekipi i Lakers duket se kaloi krizën e javës së kaluar, duke korrur sot fitoren e dytë radhazi. Kalifornianët mundën 125-109 San Antonio, ndeshje ke Reaves realizoi 30 pikë e Donçiq 21. Për Lakers vijon të mungojë LeBron James.
Ndalet skuadra e Golden State, që u mund 114-105 në fushën e saj nga Denver. Aaron Gordon me 38 pikë ishte lider për Nuggets. Zhgënjen sërish Miami, që u mund 116-95 nga Nju Jork, ndeshje ku u dallua Mikal Bridges me 28 pikë.
Pas kohës shtesë fiton Indiana, që mundi 132-130 Minnesota jashtë fushe. 8 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Obi Toppin me 34 pikë. Pa probleme fiton Phoenix, që falë 27 pikëve të Kevin Booker mundi 129-89 Toronto.
Në shtesë fiton edhe ekipi i Houston, 144-137 ndaj Philadelphia, ku Green dhe Smith realizuan nga 30 pikë secili. Fitore të rëndësishme për një vend në play off korri Sacramento, që mundi 132-122 Memphis
Rezultatet e sotme
Nju York – Miami, 116-95
Houston – Philadelphia, 144-137
Minnesota – Indiana, 130-132
Nju Orleans – Detroit, 81-127
Utah Jazz – Chicago, 97-111
Golden State – Denver, 105-114
Phoenix – Toronto, 129-89
Portland – Washington, 112-97
Sacramento – Memphis, 132-122
Lakers – San Antonio, 125-109
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve