Site icon Tetova Expres

RMV, numri i rasteve me Covid në janar është 3.3 herë më i lartë krahasuar me dhjetorin

epa09417753 An ambulance carrying a patient infected with COVID-19 arrives at the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 17 August 2021. The number of new coronavirus cases has grow at an alarming rate in North Macedonia over the past two weeks.The situation with the COVID-19 has drastically worsened. Capacities of infectious diseases clinics have been filled. North Macedonia?s Government start with implementation of anti-COVID-19 measures for those who did not get a vaccine. Citizens who have not received the vaccine against COVID-19 cannot enter cafeterias, restaurants and all public enclosed spaces. The penalty for non-compliance with the new measures is up to 30,000 euros from the owner of the facility. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Gjatë vitit 2025 dhe deri më 2 shkurt janë regjistruar gjithsej 20 persona të infektuar me Covid-19. Numri i të sëmurëve në muajin janar është 3.3 herë më i lartë krahasuar me muajin dhjetor 2024, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Edhe pse numri i pacientëve me Covid-19 në baza javore është i vogël, duke qenë se periudha e rritjes së qarkullimit të viruseve të repiratore në hemisferën veriore është në vazhdimësi, ekziston rreziku që aktiviteti i SARS-CoV-2 të rritet, gjë që thekson nevojën e vazhdueshme për mbikëqyrje (epidemiologjike dhe virologjike) në nivel kombëtar dhe rajonal”, thuhet në raportin më të fundit të Institutit.

Gatë kësaj periudhe probleme të ndryshme respiratore i mbushin ordinancat. Dr. Bojan Trjkovski  tha se këtë sezon ka një numër më të madh të pacientëve në krahasim me sezonin e kaluar.

“Ndotja e ajrit është numër një nga të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes. Kemi gjithashtu pneumoni, bronkit, astmë në zhvillim, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Nuk mungojnë edhe ndryshimet kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti. Tani ka edhe grip dhe ftohje”, tha dr.Trajkovski për Meta.mk.

Exit mobile version