Pastërtia ose higjiena publike vazhdon të jetë një problem që me dekada nuk po gjen zgjidhje.Në mungesë të një angazhimi më të madh të institucioneve përgjegjëse dhe mungesa e një vetëdije më të lartë për pastërtinë publike, kanë bërë që qyteti gjithandej të jetë më mbeturina të vogla. Letra, mbetje të ushqimeve dhe qese plastike në trotuare është pamja që haset në çdo skaj të Tetovës. Qytetarët shprehen se përveç ndërmarrjes komunale publike edhe vet njerëzit duhet të jenë më shumë të kujdesshëm ndaj mirëmbajtjes së higjienës publike.Por, qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe me mungesën e shportave të vogla për hedhjen e mbeturinave.Sipas tyre, duhet edhe në shumë vende të qytetit të vendosen shporta për hedhurina, ndërsa mirëmbajtja duhet të jetë në nivel më të lartë.
Nga ana tjetër edhe pse në disa vende ka shporta për mbeturina të njejtat janë zakonisht të zbrazëta kurse rreth e rrotull tyre vërehen letra dhe mbeturina të ndryshme. Nuk mungon edhe dukuria e dëmtimit të shportave nga persona të pandërgjegjshëm. Kjo dukuri haset edhe me kontajnierët e mëdhenj për mbeturinat e amvisërive.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, shprehen se janë rreth 40 puntorë të cilët kujdesen për pastërtinë publike në qytetin e Tetovës. Dy herë brenda ditës me dy ndrime këta puntorë kujdesen që të kemi një qytet më të pastër dhe Tetova të ketë një imazh më të mirë në aspektin e pastërtisë publike. Drejtuesit e ndërmarrjes premtojnë edhe larjen e rrugëve me përmirësimin e kushteve klimatike si dhe shtimin e numrit të shportave.
Samet Bislimi –drejtor Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë thonë se duhet që të ketë më shumë aksione për pastrimin e qytetit nga mbeturinat me nxënës të shkollave të mesme dhe me shoqata joqeveritare. Por, deri më tani edhe pse është miratuar një ligj për pastërtinë publike ku parashihen dënime nëse qytetarët hasen duke hedhur letra në hapësira publike, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë dënim.
Higjiena publike vazhdon të jetë një problem në Tetovë (video)
