Site icon Tetova Expres

EVROPIANIN U-21: PËRCAKTOHEN GRUPET PËR EURO-2027

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U-21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027.. Shorti ka përcaktuar rrugëtimin e skuadrave drejt finales. Skuadrat janë ndarë në 9 grupe, dhe fituesit e grupeve, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë, do të kualifikohen për fazën finale. Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar automatikisht si vendet pritëse të turneut.   Maqedonia e Veriut në  garat  kualifikuese  për Euro 2027  do të garon në Grupin  E  së bashku me Italinë, Poloninë,  Suedinë, Malin e Zi dhe Armenin

Kosova ka rënë në një grup A që është mjaftë i vështirë ku do të përballet me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Tetë skuadrat e tjera të vendit të dytë do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet me 16 ekipe.

Ja ndarja e grupeve:

Advertisement

Grupi A: Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

Grupi B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

Grupi C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

Grupi D: Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

Grupi E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

Advertisement

Grupi F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

Grupi G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

Grupi H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

Grupi I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

Shaban Sinani – TV KOha
Advertisement
Exit mobile version