Connect with us

Uncategorized

Elfete Ismaili: Lotët e Dellçevistit Xhaferi, shfaqje hipokrite e një politikani të dështuar

Published

on

Elfete Ismaili: Lotët e Dellçevistit Xhaferi, shfaqje hipokrite e një politikani të dështuar

Pas konferencës së shtypit që Talat Xhaferi nga BDI mbajti rreth përfaqësimit të shqiptarëve në ushtri, ku sipas tij ky përfaqësim është në nivelin më të ulët historik dhe se është shpërfillur parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ,duke u përjashtuar shqipëtarët nga pozitat drejtuese, ka reaguar zëvendesministrja Elfete Ismaili.

Ja se çfar thuhet në reagimin e zv. Ministres Ismaili:

Shumë prej nesh e kemi dëgjuar shprehjen “lotët e krokodilit”, por kur këto lot rrjedhin nga Talat Xhaferi dhe klika e tij, nuk kemi mënyrë t’i konsiderojmë ndryshe, përveç si një sjellje hipokrite dhe një pikëllim të pasinqertë.

Kjo nuk është hera e parë që këta “dalëzotës të Dellçevizmit” shprehin dhembshuri dhe ndjeshmëri për fatin e shqiptarëve. Ata gjithmonë kanë ditur të përdorin emocione të shfrenuara për të fituar mbështetje, por kur kanë pasur mundësinë të veprojnë, janë treguar të paaftë dhe të papërgjegjshëm për të adresuar kërkesat dhe shqetësimet tona.

Advertisement

Tani, kur janë në opozitë, ata bëhen zëdhënës të “shqetësimeve” tona, por fatkeqësisht, kur ishin në pushtet, nuk ndërmorën vepra konkrete për të përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe problemet që ndërlidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucione shtetërore, si Ministria e Mbrojtjes, e cila, përkundër faktit që ka pasur shqiptarë në pozita të ministrave, nuk arriti të sigurojë zbatimin e të drejtave gjuhësore.

Mos ta harrojmë: shqiptarët nuk harrojnë lehtë. Ata nuk harrojnë trajtimin e poshtërues që u është bërë nga këta politikanë të deridjeshëm. Ata nuk harrojnë se si këta nuk arritën të ndryshonin gjendjen e atyre pak të punësuarëve, të cilat i lanë të paavansuar, duke ndenjur në shtëpi dhe të etiketuar si “pomlad sorabotnika”. Për më tepër, është e qartë se këta politikanë nuk kanë treguar asnjëherë vullnetin e duhur për të avancuar interesat e shqiptarëve në vend, duke i lënë ata të përballen me padrejtësi dhe diskriminim.

Prandaj, mos i merrni seriozisht “lotët” e tyre. Sot ka njerëz që po veprojnë për shqiptarët, jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete. Ata janë ata që nuk kanë nevojë për spektakël dhe shfaqje, por që po angazhohen me seriozitet për ndryshime të vërteta.

Është e vërtetë se kemi ende sfida dhe pengesa për të kaluar, por unë si zëvendësministre dhe pjesë e koalicionit VLEN, ne jemi të vendosur dhe stoikë deri në arritjen e qëllimit tonë – dhe ai është meritokracia dhe drejtësia, e jo korrupsioni dhe hajnia që e ka dëmtuar këtë vend për kaq shumë vite.

Të keni parasysh, peri i ngatërruar nuk zgjidhet me ngut, kërkon kohë dhe punë të palodhur. Por ne jemi duke punuar me angazhim dhe përkushtim në këtë drejtim, për një të ardhme më të ndritshme dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Advertisement

Ministria e Mbrojtjes është një institucion serioz që siguron sigurinë e të gjithë njerëzve në Maqedoninë e Veriut dhe kontribuon në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve në kuadër të NATO-s. Për këtë punë, na duhen njerëz seriozë, me eksperiencë, me vullnet dhe angazhim të plotë për të arritur objektivat tona.

Uncategorized

Maltina Ahmeti merr vendin e dytë në garat prestigjioze të violinës të mbajtura në Sofje, Bullgari

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për talentin shqiptar!

Maltina Ahmeti ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke zënë vendin e dytë në garat prestigjioze të violinës të mbajtura në Sofje, Bullgari. Ky rezultat i mrekullueshëm është fryt i talentit të saj të veçantë, përkushtimit të palëkundur dhe punës së vazhdueshme nën mentorimin profesional të mësueses Lida Aliu.

Ky çmim është dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që posedojnë të rinjtë tanë dhe motivim për të vazhduar rrugën drejt artit dhe ekselencës.

Urime Maltinës dhe mësueses Lida për këtë arritje të merituar – jeni frymëzim për shumë të tjerë!

 

Advertisement

Continue Reading

Uncategorized

Ganiu uron Fitër Bjramin: Përcjell urimet më të sinqerta, paqe dhe harmoni në familjet tuaja!

Published

on

Kryetari i Komunës së Çairit, uron besimtarët musliman Fitër Bajramin.

“Me rastin e Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Kjo festë e shenjtë na kujton vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe bashkimit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe me komunitetin tonë. Pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice, kjo ditë simbolizon shpërblimin shpirtëror dhe gëzimin e ndarjes së mirësisë me të tjerët. Në emër të Komunës së Çairit dhe në emrin tim personal, ju uroj që kjo festë t’ju sjellë mbarësi dhe begati!

Gëzuar Fitër Bajramin! ✨

Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit

Published

on

Kryetari i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët për festën e Fitër bajramit.

“Pas një muaj agjërimi, me përkushtim e devotshmëri, sot po dalim në ditën e Bajramit të Madh, duke shpresuar se krejt përpjekjet e adhurimet tona të jenë pranuar dhe ky Ramazan të ketë qenë një shteg drejt kalitjes për sfidat që na presin në rrugëtimin tonë.

Me këtë rast të gjithë besimtarëve muslimanë jua uroj këtë festë madhështore, duke u lutur që këto ditë Bajrami t’i kaloni në gjirin tuaj familjar në harmoni e lumturi.

Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur!

Urime për shumë mote Fitër Bajrami!

Advertisement

Bilall Kasami, kryetar”, qëndron në urimin e Kasamit.

Continue Reading

Më të lexuarat