Site icon Tetova Expres

Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci

Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci.

Siç raportojnë mediat atje, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.

Siç raportohet, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës. /Reporteri.net/

Advertisement
Exit mobile version