Site icon Tetova Expres

MIHAJLLOV- BESA MAKSIMALISHT DO JETË E PËRGATITUIR

Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit e cila tani më 25 ditë duke zhvilluar përgatitjet  për pjesën e dytë kampionatit në elitën e futbollit vendor. Ekipi menjëherë pas  kthimit nga  Ohri, ku për tetë ditë kanë zhvilluar një pjesë të fazës kryesore të përgatitjeve  menjëherë ka zhvilluar ndeshje kontrolluese në stadiumin e qytetit në Gostivar me Bregallnicën e Shtipit. Rezultati përfundimtar nga kjo ndeshje kontrolluese  ka përfunduar 4-1 . Trajneri Gorazd Mihajllov  pas ndeshjes  me  Bregallnicën ka  folur për përgatitjet e ekipit nëpër gjithësi.

 “Gjithsesi duke pasur parasysh se janë përgatitje,  patjetër të jem I kënaqur para se gjithash, nga  loja akoma  ka edhe  disa  moment që duhet të përmirësohen , por ka edhe  dy  javë deri në fillimin kampionatit dhe mendoj se maksimalisht do jemi të përgatitur. Për ndeshjen kundër Bregallnicës mund të them se luajtëm me një formacion të kombinuar ku të gjithëve  iu dha rast. P{por  fakti që më gëzon se pas negativës 0-1 u kthyes  dhe shënuam 4 gola dhe  patë edhe  disa raste të qindpërqindta që nuk I shfrytëzuam . Megjithatë  këto  janë ditët e fundit të përgatitjeve  dy javë para fillimit të kampionatit dhe normalisht  që ndihet  lodhja  tek lojtarët. Megjithatë ajo që më gëzon  është se lojtarët me profesionalizëm të nivelit lartë kanë luajtur  këtë ndeshje”  

Autor të golave  për ekipin Besa, kundër Bregallnicës ishin Vlatko Stojanovski  2 gola,  ndërsa Lamallari  dhe një autogol i lojtarit mysafir Haxhi Kimovit.  Ndeshjen e fundit kontrolluese ekipi  Besa e Dobërdollit do ta  zhvillon po në Gostivar   kundër  kampionit  në fuqi Struga Trim Lum më  8  shkurt.

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version