Site icon Tetova Expres

KF ARSIMI SERIOZISHTË SHPRESON KUALIFIKIM NË ELITË!

Klubi I futbollit Arsimi më përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit ka filluar që nga 8 janari duke zhvilluar seanca intensive stërvitore por edhe ndeshje kontrolluese  me ekipe të ligës së pare dhe at të dytë. Ekipi krahas punës në radhët e veta ka sjell edhe prurjeve cilësore japin shpresë që kjo skuadër ambicioze të mendon edhe për tre pozitat e para në renditjen tabelore që siguron kualifikim apo balotazh për ligën e parë. Ndihmës trajneri Saimir Fetai, për TV Koha u shprehë i kënaqur me punën e deri tanishme dhe shpreson se deri më 15 shkurt ekipi do të jetë maksimalisht e gatshme për sfidat e sezonit pranveror.

Deri në këtë fazë mendoj që kemi arritur objektivat që kemi vënë ekipit kemi zhvilluara edhe disa ndeshje miqësore edhe disa do të na pasojnë.  Duke marrë nëpër gjithësi  ajo që ka ndodhur në stërvitje  edhe në ndeshjet miqësore mendoj se duhet të jemi të kënaqur si në aspektin fizik ashtu edhe  në at tekniko taktik, por jemi të kënaqur edhe me lojtarët që na  kanë ardhur. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe jam I bindur që pas dy javësh kur  do ta presim edhe  ndeshjen e pare të jemi sa më të përgatitur  në të gjitha aspektet” deklaroi Saimir Fetai ndihmës trajner në KF Arsimi

 Pas gjithë kësaj pune që është duke u bërë dhe prurjeve cilësore shtrohet mund  të ndodhë që Arsimi I Çegranit të jetë njëri nga tre kandidatët për kualifikim në elitën e futbolli. Këtë e pohoi edhe vet ndihmës trajneri Saimir Fetai

Po ne momentalisht  gjendemi në pozitën e katërt. Mire vendi i tretë është një pike  para  nesh, ndërsa vendi  I dytë që  shkon direkt në elitën e futbollit vendor është 4 pikë. Është një rezultat i arritshëm duke marrë pa sysh ekipin  që posedojmë dhe kualitetin që kemi. Ne e bëmë punën tonë, shpresojmë që kështu të vazhdojmë deri në fund dhe  do t’ia  lëmë fushës që deri në fund të vendos “ tha  ndihmës trajneri Saimr Fetai

Sezoni pranveror  ë Ligën e dytë të futbollit starton më 15 shkurtë, ndërsa ekipi  nga Çegrani, Arsimi është mysafire e ekipit Bellasica në Strumicë, deri atëherë  ekipi do të zhvillon edhe një ndeshje të fundit  kontrolluese për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth formës  së futbollistëve  që pritet të jenë bartës  në të gjitha sfidat që i presin në pranverë

Advertisement
Exit mobile version