Site icon Tetova Expres

Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, udhëtimi zgjat rreth 40 minuta

Sot është lëshuar në funksion linja hekurudhore Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, shkruan Alsat.

Siç njoftoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, trenat do të lëvizin dy herë në ditë, në orare 06:30 dhe 16:30, ndërkaq udhëtimi do të zgjasë 41 minuta për një drejtim.

Nikolloski tha se ka ambicie që të lëshohen linja hekurudhore për në Tetovë, Gostivar e Kërçovë.

“Ajo që është ambicia jonë e përbashkët, është që në periudhën e ardhshme unë i quaj këto trena të qytetit, pasi bëhet fjalë për distanca që nuk janë të largëta, të lëshojmë trena edhe deri në Tetovë dhe Gostivar. Gjithsesi, kemi ambicie që të kthehet tërë linja deri në Kërçovë, më tej deri në Shtip dhe Koçan, ajo është ambicia e radhës që shpresoj se për shpejtë do të mundemi të ju ftojmë këtu”, tha Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Exit mobile version