Site icon Tetova Expres

BDI: Më pak se 12 për qind e buxhetit për kulturën shqiptare, poshtërimi merr përmasa alarmuese

Në një komunikatë përmes rrjetit social Fejzbuk në faqen zyrtare të BDI-së, Këshilltari i Shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri reagoi ashpër se megjithëse Ministria e Kulturës dhe Turizmit promovon rritjen e buxhetit për kulturën, shqiptarët po përjetojnë një diskriminim të theksuar kulturor, pasi programet dhe fondet janë shpërndarë padrejtësisht dhe institucionet kulturore shqiptare janë margjinalizuar

Komunikata e plotë e BDI-së:

Në kohën kur Ministria e Kulturës dhe Turizmit propagandon rritjen e buxhetit për kulturën, realiteti për shqiptarët është krejt ndryshe.

Në vitin 2025, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor të dy dekadave të fundit.

Programi vjetor nuk është thjesht një shpërndarje e padrejtë e fondeve, por një strategji e pastër shtetërore për të zhdukur kulturën shqiptare nga mbështetja institucionale.

Advertisement

Institucionet që promovojnë kulturën shqiptare janë lënë në margjina dhe janë dënuar me një buxhet minimal!

Në total, në të gjitha sektorët kryesorë të kulturës, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12% të buxhetit dhe projekteve, duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.

Përfaqësimi ndërkombëtar: asgjësimi i pranisë shqiptare

Në vend që të mbështesë përfshirjen e artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare, Ministria e Kulturës ka bërë të kundërtën: ka eliminuar shqiptarët nga çdo mundësi për të promovuar artin dhe identitetin e tyre.

245 projekte maqedonase të financuara – shqiptarët vetëm 22 projekte
40 milionë denarë për maqedonasit – shqiptarët vetëm 3.5 milionë denarë
Ky është një plan i paramenduar për t’i bërë shqiptarët të padukshëm në kulturën ndërkombëtare.

Advertisement

Artet vizuale: fshirja e artit shqiptar nga hapësirat publike 

120 projekte maqedonase me 13 milionë denarë
16 projekte shqiptare me vetëm 1.2 milionë denarë
Për më tepër, Galeria e Arteve në Gostivar nuk ka marrë asnjë investim serioz. Mungesa e mbështetjes për këtë institucion nuk është rastësi, por një përpjekje e qartë për të ndaluar zhvillimin e artit shqiptar dhe për ta lënë atë në harresë.

Botimet: mohimi institucional i letërsisë shqiptare  

320 tituj maqedonas të financuar me 39.5 milionë denarë
60 tituj shqiptarë me 6.6 milionë denarë
Përmes këtij trajtimi, letërsia shqipe trajtohet si një element i parëndësishëm, ndërsa letërsia maqedonase merr financim të pakufizuar.

Teatri dhe folklori: shuarja graduale e kulturës shqiptare  

Advertisement

33 projekte teatrore maqedonase me 6.2 milionë denarë
7 projekte shqiptare
70 projekte folklorike maqedonase – shqiptarët vetëm 19 projekte
Kjo është një goditje e rëndë ndaj trashëgimisë artistike shqiptare dhe një strategji për të kufizuar ndikimin e kulturës shqiptare në skenën kombëtare.

Muzika: dominim i plotë monoetnik  

152 projekte maqedonase – shqiptarët vetëm 35 projekte
52 milionë denarë për maqedonasit – shqiptarët vetëm 7.5 milionë denarë
Në një vend ku kultura muzikore shqiptare është një nga më të zhvilluarat, kjo ndarje e fondeve është një sulm i hapur ndaj artistëve shqiptarë.

Manifestimet dhe festivalet: ndrydhja e kulturës shqiptare  

113 projekte maqedonase me 75 milionë denarë
Vetëm 7 projekte shqiptare me 16.5 milionë denarë
Kjo është prova më e qartë e diskriminimit të hapur dhe një përpjekje e drejtpërdrejtë për të shuar festivalet shqiptare.

Advertisement

Infrastruktura: shuarja e institucioneve shqiptare

Asnjë mbështetje për Ansamblin Muzikor Shqiptar
Asnjë përpjekje për të siguruar hapësira për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve
Asnjë projekt serioz për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare
Institucionet kulturore shqiptare po braktisen qëllimisht për t’i çuar drejt falimentimit dhe shuarjes.

Ky diskriminim brutal dhe segregacioni kulturor ndodh nën qeverisjen , e cila ka treguar paaftësi të plotë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Kjo është një tradhti e hapur ndaj kulturës shqiptare, ndërsa peshën e tyre politike e shohim të shuar plotësisht.

Nëse kjo politikë vazhdon, kultura shqiptare do të vazhdojë të degradohet, ndërsa shqiptarët do të mbeten spektatorë të margjinalizuar në shtetin e tyre.

Advertisement

Ky është momenti për një reagim të fuqishëm politik dhe shoqëror për të ndalur këtë padrejtësi sistematike

Exit mobile version