“Rreth orës 12:52 në njësinë zjarrfikëse të Dellçevës është raportuar se në vendin e ngjarjes ka shpërthyer zjarr në bar, shkurre dhe pyll të ulët. Në vendngjarje, punonjësit e policisë kanë gjetur S.D, i cili ka deklaruar se zjarrin e ka shkaktuar, gjegjësisht se ka dashur të djegë vetëm barin në arën e tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit”.
“Një ekip i njësisë zjarrfikëse territoriale të Dellçevës ka shuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.