Sot në mëngjes më së ftohti është në Kodrën e Diellit -8 gradë, në Krushevë janë matur -5, Berovë -3, në Shkup, Kriva Pallankë dhe Kumanovë -2, një gradë mbi zero është në Veles, Manastir dhe Tetovë, dy në Strumicë, ndërsa pesë gradë në Gjevgjeli.
Në Kodrën e Diellit ka edhe më së shumti borë, 32 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës 13 centimetra.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me më shumë periudha me diell në pjesët veriore. Në orët e mëngjesit në pjesët juglindore do të ketë reshje të dobëta të shiut, që do të kalojnë në borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë.