Site icon Tetova Expres

KF SHKËNDIJA SIPAS PLANIT VIJON PËRGATITJET NË ANTALI

Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve të fazës kryesore të përgatitjeve  për  pjesën pranverore të kampionatit në Antali, ka zhvilluar ndeshjen e  tretë kontrolluese në tokën turke dhe  të pestën gjatë përgatitjeve.  Në ndeshjen e tretë  në Antali, pësoi  disfatën e tretë kësaj radhe nga  skuadra austriake Sent Polten me rezultatin 1-0 . Trajneri Jeton Beqiri në këtë ndeshje ka vijuar me kombinimet në formacion, duke testuar alternativa të ndryshme për gjysmë sezonin pranveror dhe e ka vlerësuar si ndeshje më të mirë në krahasimi me dy ndeshjet tjera por vazhdon shpërdorimi i rasteve.     

 ‘’Mendoj se nga ndeshja  që kemi lozur sot  kemi  luajtur  më mirë. Është situatë e  përsëritshme  d.m.th shpërdorojmë para portës pastaj  pranojmë gola  po më e rëndësishme  është tu jepet  mundësia të gjithë futbollistëve, që të gjithë të angazhohen të marrin minutazhin dhe  pastaj  duke mos pasur dëmtime që unë jam i kënaqur. Në këtë aspekt ekipi qëndron mirë dhe përgatitemi që të jemi të përgatitur maksimalisht për fillimin e kampionatit’’ deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija

Trajneri Beiqiri duke komentuar  rezultate  nga  pesë ndeshjet  kontrolluese   theksoi se   në këto momente rezultatet  nuk janë në plan  të parë  por qëllimi është të gjithë futbollistët të jenë ,maksimalisht të përgatitur.

’Normalisht  rezultatet në këto moment nuk janë në plan të parë për shkak se kampionatit në krahasim me ndeshjet  miqësore kanë totalisht ide  tjetër. Për ne  e rëndësishme është të punohet mirë të ketë intensitet  dhe futbollistët të japin maksimumin dhe të jemi me fat ashtu siç kemi qenë deri në këtë moment sa i përket çështjes së lëndimeve’’deklaroi trajneri Beqiri

 Shkëndija deri në  fund  të fazës përgatitore  në Antalia  do të zhvillon edhe një ndeshje përgatitjeve  kontrolluese  kësaj  radhe  kundër  gjigantit ukrainas  Dinamo Kievit që do të zhvillohet më 6 shkurt.

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version