Nga viti në vit, numri i auto-taksive të licencuara në territorin e komunës së Tetovës shënon rënie. Sipas autoriteteve komunale problemi me auto-taksitë është problem në nivel të shtetit dhe jo vetëm në Tetovë.Megjithatë, edhe ato pak taksi që kanë ngelur hasin në shumë probleme. Pak vende të caktuara për parkim, ndërsa shpesh herë ata duhet që të mos arrjnë të parkohen edhe në vendet e tyre të caktuara sepse aty parkohen vetura tjera. Nga kompanitë që aktualisht janë duke zhvilluar këtë veprimtari nënvizojnë se konkurrenca e pandershme gjithnjë ka ndikuar negativisht në punën e tyre, pasi shumë taksistë punojnë në mënyrë ilegale, ndërsa janë të detyruar të paguajnë kontributet për vozitësit, por edhe licenca për punën e tyre. Kjo situatë, sipas tyre, është shumë e vështirë ngase detyrimet ndaj shtetit janë të larta, kurse shumë të vogla janë hyrjet nga puna që kryejnë.
“Të gjindesh si mundesh, në vendet tona parkohen veturat tjera dhe nuk mund të parkohesh prej tyre.Ka shenja, ka vende të caktuara gjithandej, por nga veturat private nuk mund të parkohesh.Në këtë rast kam gjetur fatmirësisht vend dhe nëse nuk gjen vend duhet të jesh në lëvizje tërë kohën” thotë një taksist.
Nga ana tjetër, komuna e Tetovës ditë më parë ka hapur thirrje për licenca për ushrimin e veprimatrisë së auto-taksive. Në bazë të kërkesave që do të arrijnë aq vendqëndrime do të planifikohen nga komuna, tha kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Dekklarata Billi
Jo zyrtarisht mësohet se shumë kompani që nuk kanë vazhduar licencat i janë bashkangjitur punës në mënyrë jolegale, pasi nuk kanë mundur të mbijetojnë në një konkurrencë jolojale, ku pjesa dërmuese e këtyre të fundit nuk posedojnë licenca.Ndryshe, vendimi I këshillit të vitit 2013 është se veturat e taksistëve duhet që të kenë ngjyrë të bardhë.Po në atë vit komuna e Tetovës gjegjësisht sektori për rrugë dhe komunikacion ka caktuar rreth 40 lokacione me kapacitet të ndryshëm për parkim të auto-taksive.