Site icon Tetova Expres

Gjithsej 40 ujëmatës digjital duhet të vendosen në Tetovë

Në qytetin e Tetovës gjithsej pritet të vendosen rreth 40 mijë ujëmatës.Para dhjetë viteve ishin vendosur 5700 ujëmatës, kurse para gjashtë muajve ka filluar sërish vendosja e tyre.Fillimisht, janë përfshirë harxhuesit më të mëdhenj të ujit, në këtë rast lavazhët,bizneset e mëdha dhe të vogla, ndërsa më pas ujëmatës do të vendoset edhe nëpër amvisëritë.Procesi i vendosjes së ujëmatësve në tërë qytetin e Tetovës  duhet të përfundojë të paktën brenda dy viteve.

“Në fillim kanë qenë harxhuesit më të mëdhenj, lavazhët pasi që ata janë harxhuesit më të mëdhenj sepse ujin e shfrytëzojnë për çështje komerciale.Prej muajit janar kemi filluar vendosjen e ujëmatësve edhe tek bizneset e mëdha dhe të vogla. Gjithsej duhet të vendosen 40 mijë  ujëmatës ku do të përfshihen bizneset dhe amvisëritë.Ndërsa vetëm për bizneset e mëdha dhe të vogla janë tre mijë ujëmatës që duhet të vendosen”, deklaroi Valon Zeqiri drejtor  i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, në Tetovë.

Ndërkaq, problemi me ujin më shumë shfaqet në Tetovë gjatë sezonit të dimrit, kur ka më pak prurje nga burrimet në ujësjellës. Ndërkaq, vendosja e ujëmatësve pritet që të sjellë ndarje të barabartë të ujit.

“Vendosjen e ujëmatësve duhet të vendoset më shumë rend për sa i përket shfrytëzimit të ujit dhe të gjithë qytetarët do të kenë ujë në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë nevojë që të shfrytëzojnë hidrofore, sepse në Tetovë ka rreth 16 mijë hidrofore dhe ajo nuk e bën në mënyrë të barabartë ujin.Më shumë probleme kemi gjatë dimrit, ka më shumë defekte dhe më pak prurje të ujit nga burrimet në ujësjellës. Prandaj, kërkojmë që qytetarët në këto raste të mos e keqpërdorin ujin sepse ka ende raste të keqpërdorimeve” deklaroi Zeqiri.

Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”  në Tetovë sërish apelon deri tek qytetarët  se pagesa e rregullt e faturave për furnizimin me ujë të pijshëm dhe shërbimet e kanalizimit është përgjegjësi e çdo konsumatori dhe se mospagesa në afatin e caktuar sjell vështirësi në mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit të ujësjellësit  duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimeve që ofrohet.Prandaj, nga kjo ndërmarrje kërkojnë nga të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara të kryejnë obligimet e tyre sa më parë, për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve dhe procedurat ligjore që mund të pasojnë. “Në rast të vonesave të mëtejshme, do të detyrohemi të ndjekim hapat ligjorë për mbledhjen e detyrimeve përmes noterit dhe gjykatës përmbaruese”, apeluan nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”  në Tetovë

Advertisement

 

Exit mobile version