Nëntë fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe shtatë fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 63 gola të shënuar është epilogu i raundit të tetë dhe të fundit në fazën e ligës të edicionit 2024/2025, që përherë të parë u zhvillua me formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Pas këtyre ndeshjeve tetë ekipet e para direkt kualifikohen në fazën tjetër tetë skuadrat tjera do të mësohen pas ndeshjeve të play off-t të cilat ekipe do të luajnë me sistemin e eliminimit direkt pas shortit që hidhet të premten ku do të përcaktohen dyshet . Tetë ekipet e kualifikuara direkt për fazën tjetër janë: Liveruuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bajer Leverkusen, Lille dhe Aston Vila, ndërkaq ekipet që u renditën nga pozita e 9-të deri në pozitën e 24-të do të luajnë në play off ndërsa dyshet do të mësohen pas shortit që do të hidhet të premten.
Në bazë të renditjes mund të pritet që të ketë një ndeshje mes dy ekipeve të mëdha dhe atë me Mançester Sitit me Real Madrid ap Bajern Mynih, ndërsa mund të ketë edhe përballje Juventus-Milan.
Gjithashtu, të premten do të hidhet shorti edhe për fazën tjetër, ku dy fitueset e minigrupit 1 do të ndeshen përkatësisht me Liverpulin ose Barcelonën, fitueset e minigrupit 2 me Lilën ose Aston Vilën, fitueset e minigrupit 3 me Atletiko Madrid ose Leverkusenin, si dhe fitueset e minigrupit 4 me Arsenalin ose Interin.
Rezultatet e raundit të tetë
Aston Villa – Celtic 4-2
Barcelona – Atalanta 2-2
Bayer Leverkusen – Sparta Prag 2-0
Bayern – Slovan Bratislava 3-1
Borussia Dortmund – Shakhtar 3-1
Brest – Real Madrid 0-3
Dinamo – AC Milan 2-1
Girona – Arsenal 1-2
Inter – Monaco 3-0
Juventus – Benfica 0-2
Lille – Feyenoord 6-1
Manchester City -Club Brugge 3-1
PSV – Liverpool 3-2
Salzburg – Atletico Madrid 1-4
Sporting – Bologna 1- 1
Sturm Graz – RB Leipzig 1-0
Stuttgart – PSG 1-4