Pas bojkotit të paralajmëruar për nesër të marketeve, disa furra buke, pastiçeri, dhe kioska ushqimore nesër do t’i shesin produktet e tyre me çmime të paktën 10 përqind më të ulëta, pas marrëveshjes së arritur me Odën e Zejtarisë të Maqedonisë. Ata thonë se kjo nismë nuk është thjesht një reagim ndaj situatës aktuale, por një mesazh për qytetarët që të mbështesin vazhdimisht artizanët vendas, prodhuesit mikro dhe të vegjël.Me këtë masë shtesë ne kemi dashur t’u japim konsumatorëve dhe qytetarëve një nxitje edhe më të madhe për të blerë në vend. Ajo që u bëjmë apel të gjithë qytetarëve është jo vetëm gjatë bojkotit, por të zgjedhin vazhdimisht tregtarët vendas. Kjo jo vetëm që mbështet produktet vendase, por edhe forcon ekonominë e të gjithë vendit, thonë nga Oda e Zejtarisë.Nga ana tjetër tregtarët i paraprinë bojkotit të nesërm të paralajmëruar ndaj marketeve. Derisa qytetarët po i japin mbështetje masive në rrjetet sociale thirrjes për bojkot për shkak të çmimeve të larta, disa markete kanë paralajmëruar se nesër, 31 janar, do të jenë të hapura deri në orën 15:00. Nga ana tjetër, në disa markete nisi ulja e çmimeve. Me promocione ofrojnë produkte ushqimore bazë me çmime dukshëm më të ulëta se më parë. Institucionet ditë më parë paralajmëruan se do të ketë kontrolle në terren dhe do të kontrollojnë situatën me çmimet neper markete dhe objekte tjera komerciale.Ndryshe, ka mobilizim masiv të qytetarëve në mbarë rajonin. Të premten e kaluar kishte një bojkot në Kroaci dhe ai doli i suksesshëm.Kroatët po vazhdojnë me masa më radikale nesër – bojkot njëjavor të dyqaneve. Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë nesër nuk do të blejnë në supermarkete.Ndryshe, gjatë një ankete të realizuar nga Televizoni Koha, qytetarët e Tetovës mbështetën inicitivën që ditën e premte mos blejnë në markete.Kjo iniciativë për habinë e të gjithëve është përkrahur edhe nga qeveria.