Ndërtimi i një qendre laboratorike shkencore për nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, ndihmë në realizimin e projektit për orëmatësit, ndërtimi i Sahat Kullës në Tetovë dhe investime në menaxhimin e mbetjeve në qytet.
Këto ishin projektet që u dakorduan për ta ndihmuar komunën e Tetovës nga ana e Unionit të Komunave Turke në Botë, konkretisht komuna e Konjës së Turqisë. Kreu i Unionit Botëror të Komunave turke, Ibrahim Altay paralajmëroi ndihma për ujësjellësin dhe menaxhimin me mbeturinat në Tetovë.
“Sot ne jemi këtu për të biseduar për projektet e radhës në të cilat do bisedohet edhe për komunën e Tetovës, pra sot do flasim, për mundësinë e parë të themelimit të një qendre të shkencës në Tetovë në modelin e shumë komunave në Turqi me çka, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mësimet praktike në shkencat ekzakte do mund ti marrin nga kjo qendër. Po ashtu be kryetarin Altay kemi folur edhe për rikthimin e një projekti që ishte i dakorduar më herrët, por u pezullua për një periudhë të gjatë, pra, rikthimi i sahat kullës në komunë të Tetovës për t’ia rikthyer identitetin e saj”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
“Unioni i Komunave turke është formuar në vitin 2003 nga gjithsej 30 shtete kemi 1200 anëtarë dhe i kushtojmë rëndësi të veçantë ruajtjes së trashëgimisë kulturore nëpër komuna dhe krijimit të një bashkëpunimi mes komunave. Me z.Kasamin bashkëpunojmë prej tre vjetësh, takohemi bashkë edhe me komunat e tjera. Jam i kënaqur që marr pjesë këtu në Tetovë sepse kreu i Komunës Kasami gjithnjë i jep shumë rëndësi bashkëpunimit dhe kjo rrit vlerën e bashkëpunimit tonë”, u shpreh Ibrahim Altaj, Kryetar i Komunës Konja, Turqi.