Site icon Tetova Expres

Kallëzim penal për dy zyrtarë të MPB-së për prokurim të kundërligjshëm publik prej 47 milionë denarësh

Drejtoria për Polici Financiare në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit ka bërë kallëzim penal ndaj Zh. T. në cilësinë e ndihmës ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kundër A.S në cilësinë e Udhëheqësit të Departamentit për Prokurim, Menaxhment dhe Logjistikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari i parë Zh. T. në cilësinë e personit përgjegjës, ndihmësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së, duke mos ushtruar kompetencat e tij zyrtare me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar, nuk ka marrë vendim për prokurimin publik nga një procedurë e hapur për prokurimin e Shërbimeve për servisimin e automjeteve në pronësi të Ministrisë së Brendshme në vitin 2018, megjithëse në dhjetor është miratuar një plan për plotësimin e Planit Vjetor për ta zbatuar atë në dhjetor 2018, nuk ka ndërmarrë veprime për fillimin dhe publikimin në kohë të procedurës së rregullt dhe ka rrezikuar sigurinë e punonjësve të MPB-së, gjë që ka sjellë automjetet në gjendje defekti dhe pamundësi që të njëjtat të servisohen në atë mënyrë që nuk ka sjellë vendim në periudhën sa më të shpejtë të mundshme pas sjelljes së Planit të ri Vjetor për prokurimin publik për vitin 2019 dhe kështu me vetëdije i ka sjellë të gjithë në gjendje të jashtëzakonshme me qëllim të zbatimit të procedurës emergjente duke miratuar Vendim për zbatimin e procedurës emergjente me negocim pa shpallur shpallje për Riparimin dhe servisimin e PMV dhe TMV në të cilën procedurë u janë dërguar vetëm operatorëve të caktuar ekonomik”, thonë nga Policia Financiare.

I denoncuari i dytë A. S. në cilësinë e Udhëheqësit të Departamentit për Prokurim, Menaxhment dhe Logjistikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së, detyrë e të cilit ishte të zbatonte vendimet e marra nga ndihmësministri, ndonëse ishte i obliguar që të obligojë një person i cili do të shpallë thirrje për prokurimit publik nga një procedurë e hapur, nuk e ka bërë këtë dhe kështu nuk ka lejuar operatorët e tjerë ekonomikë të interesuar të marrin pjesë në të njëjtën procedurë, bazuar në atë që i denoncuari i parë Zh. T. ka lidhur marrëveshje kornizë pas procedurës urgjente me negocim pa shpallje të thirrjes, në të cilën i pandehuri i parë së bashku me të pandehurin e dytë kanë mundësuar përfitime pasurore të kundërligjshme për bartësit e prokurimit Kop Company DOOEL Shkup, Përzho Avtokompleks DOOEL Manastir, Automakedonija ShA Shkup, DTU Auto servis Rade DOOEL eksport-import f. Tearcë Tetovë dhe MI – DA Grand Motors DOO Shkup, 9.440.000,00 denarë individualisht për secilin person juridik, gjegjësisht në total 47.200.000,00 denarë me TVSH.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Policia Financiare ngriti padi kundër një udhëheqësje të një kompanie nga Shkupi pasi ka dëmtuar buxhetin e FSSH-së me 140 mijë euro. Në këtë mënyrë, siç thotë Policia Financiare, ajo ka mashtruar Fondin për të lidhur kontratë për blerjen dhe dorëzimin e mjeteve ndihmëse ortopedike të papërshtatshme të quajtur “Ortoza e hipit me nyje” në periudhën 1.1.2014 deri më 31.12.2016.

Exit mobile version