Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës, aktori dhe pedagogu i njohur Bajrush Mjaku, më 28 janar 2025, është pritur nga dekani i këtij fakulteti, Prof. Ord. Senad Abduli, i shoqëruar nga stafi akademik dhe studentët. Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimet e përgjithshme artistike dhe kulturore, për kontributin që jep kjo njësi akademike në avancimin e proceseve në arsim dhe kulturë si dhe për tema të tjera me rëndësi për arsimin dhe shkencën.
Sipas dekanit të Fakultetit të Arteve, takimet e tilla shërbejnë për fuqizimin e lidhjeve ndërmjet personaliteteve të shquara të artit dhe komunitetit akademik, duke krijuar hapësira të reja për reflektim dhe studim në fushën e performancës skenike.
Në përmbyllje të këtij takimi, z. Mjaku, Prof. Ord. Senad Abdulit ia dorëzoi librin e tij “Urtësi & Marrëzi”, një vepër e rëndësishme që pasuron literaturën e teatrit dhe studimeve artistike në institucionin tonë.
Universiteti i Tetovës mbetet i përkushtuar në kultivimin e një mjedisi akademik që promovon dialogun ndërmjet teorisë dhe praktikës artistike, duke u ofruar studentëve mundësinë të mësojnë nga figurat më të spikatura të artit skenik shqiptar.