Site icon Tetova Expres

Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni;Emrat e rrugëve si shprehje e identitetit dhe multikulturës së qytetit

Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni kareaguar ndaj komunikatës së pretenduar të të ashtuquajturës “Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së,” një organizatë që, sipas Akademisë, nuk ka më anëtarë të gjallë dhe emri i së cilës keqpërdoret nga mbeturinat e regjimit komunist.
Reagimet e tyre lidhur me emërtimin e rrugëve në Tetovë forcojnë bindjen tonë për diskriminimin dhe urrejtjen që ende ekziston ndaj shkrimtarëve, artistëve, sportistëve dhe veprimtarëve të gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve.
Pyesim ish-luftëtarët, të cilët kanë merita për luftën kundër fashizmit, por që më pas keqpërdorën për 60 vite djersën e punëtorëve dhe fshatarëve për privilegjet e tyre: Pse nuk u kujtuan ndonjëherë të vendosnin emra rrugësh në nder të ndonjë mësuesi, shkrimtari apo artisti shqiptar?
U rikujtojmë se pikërisht ata vendosën emra rrugësh që nuk kishin asnjë lidhje me 85% të popullsisë shqiptare nëTetovë, si p.sh. Lenin, Cetinska, Njegoš, Moskovska, Leningradska, JNA, Boris Kidrič, Bihaćka, 29 Nëntori, etj. Kështu ata diskriminuan për dekada popullatën shqiptare.
Fakti që këto emra ende pranohen si zyrtarë flet shumë për ata që sot reagojnë ndaj formimit të komisionit të Komunës së Tetovës për promovimin e multikulturës në qytet. Ky komision ka për qëllim që qytetarët më në fund të ndjejnë lojalitetin e shtetit dhe të kenë të drejtën të vendosin vetë për personalitetet që duhet të përfaqësojnë zhvillimin e shoqërisë, arsimit, kulturës, shkencës dhe sportit.
E gjithë nisma e Komunës së Tetovës, qytetarëve dhe Akademisë bazohet në Amandamentin VIII të Kushtetutës, i cili thekson:
AMANDAMENTI VIII
1. Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të shprehin, vlerësojnë dhe zhvillojnë lirisht identitetin e tyre dhe karakteristikat e komunitetit të tyre, si dhe të përdorin simbolet e komunitetit të tyre. Republika garanton mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetartë të gjitha bashkësive.
2. Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe të tjera me qëllim të shprehjes, edukimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.
Akademia jonë inkurajon komunën që të punojë vazhdimishtnë interest të qytetarëve të sajë.
Këshilli për informim
27.01.2025, akademia shqip.rmv@gmail.com

Exit mobile version