Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi se Qendra Klinike nuk është as në plan këtë vit. Siç tha ministri Taravari, këtë vit projektet infrastrukturore me projekte strategjike janë ndërtimi i spitalit në Strumicë, renovimi i disa reparteve në Tetovë dhe Shtip dhe Kërçovë nëse do mund të fillohen këtë vit.
“Sa i përket Qendrës Klinike duhet të shohim se a mund të planifikojmë buxhetin për vitin 2026. Për fat të keq në Kërçovë kolegët tanë punojnë në kushte të këqija dhe spitali është ndërtuar viteve ’40-50. Dhe me të vërtet nëse shohim se si duket ajo dhe ku kontrollohen qytetarët tanë është katastrofale”, u shpreh Taravari.