Site icon Tetova Expres

Memedi : Foshnjat dhe fëmijët deri në moshën 4-vjeçare, kanë komplikime më të shpeshta si pasojë e gripit

Klinika për Sëmundje të Fëmijëve është e mbushur plotë me pacientë, më të prekurit janë pacientët që kanë sëmundje respiratore.

Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës, në intervistën për ALSAT, tha se foshnjat dhe fëmijët deri në moshën 4 vjeçare janë ata që kanë komplikime më të shpeshta si pasojë e gripit.

Ai thotë se për momentin kanë kapacitete spitalore për trajtimin e pacientëve.

“Përveç simptomave të lehta të traktit respiratorë të sipërm, jo rrallë herë kemi edhe komplikime sidomos tek foshnjat dhe fëmijët më të vegjël deri në moshën 4 vjeçare, kemi komplikime të llojit bronkopneumoni apo ndezje të mushkërive, bronholit , pastaj kemi ndezje të muskujve miozit, këto janë ato komplikimet më të shpeshta që manifestohen me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe këto janë disa indikacione që neve na detyrojnë që ti mbajmë për trajtim spitalor”, tha Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve./ Alsat.mk

Exit mobile version