Site icon Tetova Expres

Skijim nate dhe muzikë, Kodra e Diellit tërheq vizitorë të shumtë

Qendra turistike Kodra e Diellit, vazhdon të mbetet një ndër pikat më atraktive për adhuruesit e sporteve të bardha, por jo vetëm. Vizitorë të shumtë nga brenda dhe jashtë vendit zgjedhin pikërisht Kodrën e Diellit, këtë qendër rekreative e sportive e cila gjendet 18 kilometa m nga Tetova, për të shijuar borën, pistat e skijimit dhe për të pushuar në weekend shtëpiza.Krahas skijimit gjatë ditëve të javës, në fundjavë është i hapur edhe skijimi i natës ku vizitorët krahas skijimit mund të shijojnë edhe muzikë të mrekullueshme nga artistë të ndryshëm.Drejtori i Kodrës së Diellit, Abdulgani Aliji thekson se po punojnë vazhdimisht për të krijuar kushte sa më të mira për vizitorët, duke e mundësuar edhe skijimin e natës gjatë fundjavës. Aliji deklaron se numrin i vizitorëve që frekuentojnë Kodrën e Diellit është i kënaqshëm.

Abdulgani Aliji – Drejtor

“Ne si ç’do javë edhe këtë javë kemi organizuar skijim nate, të premten dhe të shtunën. Të krijojmë kushte qe skijatorët të shijojnë skijimin e natës, të argëtohen tek kafeneja këtu dhe kështu me radhë.  Këtu ka më shumë nga vendi, Kosova, Shqipëria, ka edhe turistë të huaj. Mirë është, qendra ka vizitorë. “

Edhe Vizitorët e anketuar nga Tv Koha, shprehen të entuziazmuar për organizimin e  mbrëmjeve të tilla ku krahas skijimit kanë mundësi që të argëtohen duke dëgjuar muzikë dhe duke shijuar atmosferën e mrekullueshme që krijohet.

Qytetarët ;Skijimi i natës i cili është i hapur të premteve dhe të shtunave fillon nga ora 18:00 dhe vazhdon deri në orën 21:00. Aktualisht zhvillohet në tri pista, ku dy pista janë për profesionistët dhe një pistë tjetër për fillestarët. Bileta ditore e skijimit nga e hëna në të enjte kushton 1100 denarë ndërsa gjatë fundjavës kushton 1300 denarë. Kurse, një biletë skijimi nate kushton 900 denarë.

Advertisement

 

Exit mobile version