Site icon Tetova Expres

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës

Opozitarja BDI akuzon ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari se ndërkohë që sipas tyre, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë në bordet e institucioneve shëndetësore publike me persona të etnive të tjera.

BDI, pretendon se kuadro shqiptarë janë zëvendësuar me maqedonas në Klinikën për Sëmundjet e Syrit, Poliklinikën e Zhelezarës, Reumatologji, Hematologji, Institutin për Sëmundjen e Mushkërive dhe Tuberkulozin, por edhe Kardiologji.

Sipas BDI-së, këto ndryshime përbëjnë një prirje shqetësuese drejt përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse në sektorin shëndetësor publik. BDI dënon këto veprime dhe kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend. / Alsat.mk

Exit mobile version