Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti.
Gjykatësi Ilija Tërpkov, u tha qartë se ai dhe trupi gjykues është kundër kësaj amnistie.
“Personalisht dhe si trup gjyqësor ende jemi në qëndrimin se synimi i ligjvënësit ishte që në asnjë rast organizatorët e ’27 prillit’ të mos amnistohen. Por, në Ligjin për Amnisti, në dispozitat e nenit 1, paragrafi 3 është një akt sipas të cilit Gjykata e Apelit dhe Prokuroria Publike, vlerësojnë se të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë persona që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare”, ka deklaruar gjykatësi Ilija Tërpkov.
Ndërsa shtoi se kjo tregon qartë se kujt i ndihmojnë ligjet e RMV-së.
“Opinioni e ka të qartë se kujt i ndihmohet me ligjet dhe se si ato interpretohen. Sigurisht nuk interpetohen për ato të dënuar të akuzuar për ngjarjet në Kuvend që gjenden në burg. Dikush këta të dënuar po i quan patriotë…Kuvendi është shtëpi e të gjithë qytetarëve të RMV-së. T’i thuash të dikujt që je patriot, të hyj në shtëpinë e tij, të thyej, dhe ta dhunoj familjen, është jashtë çdo të drejte”, tha gjykatësi Ilija Tërpkov. (Shenja)