Ekipet e kategorisë parë dhe ato të dytë në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit krahas seancave të rregullta intensive kanë vazhduar edhe me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese. Shkëndija e Tetovës e cila e para ka nisë punën me përgatitje për sezonin pranveror tanimë ka të zhvilluara edhe dy ndeshje kontrolluese pas Bellasicës që u luajt më 17 janar, kundërshtari i dytë ishte Tikveshi, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kampion stërvitore të Federatës së futbollit. Ndeshja Shkëndija – Tikveshi ka përfunduar me fitoren e ekipit kuqezi me rezultatin 2-1, ndërsa autor të golave ishin Shala dhe Ibraimi, ndërsa golin për Tikveshin e realizoi Tasev. Pas këtij testi Shkëndija do të ketë dy ditë pushim ndërsa të shtunën do të udhëtoj në Antalia të Turqisë ku do të zhvilloj fazën kryesore përgatitjeve ku edhe do të zhvillon 4 ndeshje kontrolluese.
Me ndeshje kontrolluese ka nisur edhe Besa e Dobërdollit . Skuadra që drejtohet nga trajneri Gorazd Mihajllov përgatitjet i nisi më 10 janar, ndërsa testin e parë kontrollues e zhvilloi të mërkurën me Arsimin e Çegranit ekip e cila gjithashtu zhvillon përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë. Ndeshja kontrolluese Besa – Arsimi ka përfunduar me rezultatin 4-2 për skuadrën nga Dobërdolli. Autor të golave për Besën ishin Shefiti Shefiti 2 gola dhe Mexhit Neziri e Imran Fetai nga një gol, ndërsa për Arsimin shënuan Maliq Beluli dhe Ajradin Cuculi. Dy ekipet vazhdojnë përgatitjet sipas plan programit të trajnerëve të tyre. Shaban Sinani / TV Koha