Site icon Tetova Expres

Në lakrat e kthyera nga Kroacia nuk janë gjetur substanca të ndaluara për mbrojtje

Nga kontrolli i kryer te prodhuesi i lakrës së sapo kthyer nga Kroacia për shkak të gjoja parregullsisë së saj dhe analizave të kryera rezultoi se në kulturën bujqësore të theksuar nuk është detektuar përdorim i substancave të ndaluara për mbrojtje. Këtë e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarësi dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ndodhet në Ohër

“Për dërgesën e kthyer nga Kroacia është intervenuar menjëherë, është kontrolluar se kush është prodhuesi, e kush eksportuesi. Nëpërmjet Inspektorati për bujqësi janë kryer kontrolle shtesë, janë marrë mostra nga produkti i eksportuar. Analizat e bëra dolën negative, përkatësisht treguan se një preparat i tillë nuk është përdorur në kulturat bujqësore”, tha Tripunovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin.

Ministri Tripunovski tha se nuk e di nëse ky është një gabim i kontrolleve kufitare kroate, por kategorikisht deklaroi se në Maqedoni te bujku në fjalë nuk janë gjetur pesticide të tilla të paligjshme në Maqedoni dhe as analizat nuk kanë treguar përdorimin e substancave të ndaluara.

Ai theksoi se janë forcuar kontrollet në fushën e tregtimit të paligjshëm, gjegjësisht të paautorizuar me preparate për mbrojtjen e bimëve.

“Jemi duke punuar në zgjerimin e listës së lejuar të preparateve, në mënyrë që bujqit të kenë qasje në më shumë preparate që janë ndoshta më të lira dhe më efikase”, tha ministri Tripunovski.

Advertisement
Exit mobile version