Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS:  PËRMBYSJE TË ÇMENDURA, SHËNOHEN 33 GOLA NË 9 NDESHJ

Pesë fitore  të  skuadrave  vendase , një barazim dhe  tre  fitore të mysafirëve  me  gjithësejt 33 gola të shënuar është epilogu i 9-të ndeshjeve  të xhiros  së shtatë në Ligën e Kampionëve  të Europës  në futboll  me  formatin e  ri.  Pas  këtyre ndeshjeve  të mbrëmshme  dy ekipe kanë  siguruar kualifikim në fazën tjetër  dhe atë Liverpuli  që  ka  7  fitore maksime  dhe  Barcelona  me  6  fitore e një humbje.

Liverpuli  mbrëmë  mundi  skuadrën  franceze Lille me rezultatin 2-1 duke ruajtur kreun e renditjes me pikë të plota, 21 nga 7 ndeshje.

Ndërkohë një ndeshje   spektakolare  u  zhvillua në Lisbonë mes Benfikës  dhe  Barcelonës që përfundoi me rezultatin   4-5. Katalonasit  golin e fitores e shënuan në  sekondat e fundit me  autor, Raphinha.

Në takimet e tjera Atletico Madrid mundi Leverkusenin e Xabi Alonsos,  me rezultatin 2-1, me  të njëjtin rezultat  Bollonja mundi Dortmundin. Atallanta   mundi  5-0  skuadrën austriake Strum Grac me rezultatin e thellë  5-0

Ndërsa në Beograd Crvena Zvezda pësoi nga  holandezët e PSV 2-3,  Slloven Bratislava para  tifozëve vendas  pësoi nga  Stuttgarti   1-3,  Monako  me rezultatin 1-0 mundi Aston Vilën, ndërsa  ndeshja e vetme  që përfundoi pa gola ishte ajo mes Club Brugge dhe Juventusit .

Advertisement

 

Rezultatet

Atl. Madrid – Leverkusen     2-1

Benfica – Barcelona           4-5

Bologna – Dortmund         2-1

Advertisement

Club Brugge – Juventus   0-0

Crvena zvezda – PSV      2-3

Liverpool – Lille                2-1

Slloven Bratislava – Stuttgart   1-3   

Atalanta – Strum Grac   5-0

Advertisement
Monako –Aston Vila 1-0

Shaban Sinani / TV Koha

Exit mobile version