Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA DËSHMOI LOJË EFIKASE NË NDESHJEN E PARË KONTROLLUESE

Në kuadër të përgatitje  për pjesën pranverore të kampionatit klubi futbollit  Shkëndija vijon  punën në bazë të  plan  programit të hartuar nga shefi i stafit teknik Jeton Beqiri ku krahas seancave të rregullta stërvitore nga dita e djeshme   ka  filluar edhe me ndeshje kontrolluese  për të verifikuar  formën e futbollistëve  dhe njëherit për të eliminuar mangësitë eventuale .

Ndeshjen e parë kontrolluese skuadra kuqezi e zhvilloi në Strumicë kundër ekipit  Bellasica anëtare në Ligën e dytë të futbollit vendor ndeshje  kjo e cila pas  90 minutave ka përfunduar me rezultatin 4-0 për tetovarët. Autor të golave për  ekipin e trajnerit Beqiri ishin Klisman Cake, Besart Ibraimi 2 gola dhe Florent Ramadani

Duhet theksuar se  trajneri  Jeton Beqiri gjatë 90 minutave  në lojë ka inkuadruar të gjithë futbollistët që ka në disponim . Ekipi vazhdon me seancat  stërvitore  sipas  planit, ndërsa ndeshja e radhës kontrolluese  është kundër Tikveshit në Kavadar më 22 janar

 Shaban Sinani / TV Koha

Exit mobile version